Shëtitje metafizike në hapësirën publike

Nga: Visar Haxhibeqiri - 2012-04-24

Ndjeku shtegun e shkelur me kohë, shteg inekzistent të cilit ekzistenca e njerëzve në të i jepte kuptimin e itinerarit të lëvizjes. Ndjeu që shkeli një gjë. Ishte një grumbull shkurresh që heshtnin në të djathtë të shtegut. Duket që ka devijuar paksa rrugën. Analizon copëzat e shkurres < ja edhe një pore më e madhe; ndoshta ka qenë foleja e një larve, veçse jo e një mize, sepse ajo menjëherë pas lindjes do të kishte filluar të gërmonte, por është pore e një krimb

   Një këpucë e fortë por delikate, i japi fund një bishti cigareje, të cilën me forcë e me inat e zhduku përfundimisht në baltën që ishte shpërndarë kudo. Duke nxjerrë tymin e fundit të cigares, ngiti kokën lartë si me përtesë. I hodhi edhe një herë shikimin makinës, të cilën s’dinte se ku ta parkonte. Rrotulloj kokën vezake për të disatën herë dhe shikimi depërtues iu ndesh mbi fasadat e katandisura copë-copë. Si për ironi të fatit iu kujtuan fragmente nga Emanuel Kant “Mbi të bukurën dhe të madhërishmen” dhe e qetësoi rrejshëm veten me pohimin < E. Kanti, nuk jetoi kurr ne shqiperi >

   Ecte rrotull, shkelte në gjurmët e rrotave të makinës duke krijuar gjurmë të reja. Shpirti i tij prej artisti krijues filloj të përçoj në kokën e tij lloj-lloj imazhesh e formash shumë ngjyrëshe. Raporti mes shpejtësisë fizike dhe mendore-shpejtësia me të cilën drita ndjek gjurmën e dritës, ... ishte aq e shpejtë sa imagjinata futej në hapësirën në mes pyetjes dhe përgjigjes.

   Ndjeku shtegun e shkelur me kohë, shteg inekzistent të cilit ekzistenca e njerëzve në të i jepte kuptimin e itinerarit të lëvizjes. Ndjeu që shkeli një gjë. Ishte një grumbull shkurresh që heshtnin në të djathtë të shtegut. Duket që ka devijuar paksa rrugën. Analizon copëzat e shkurres < ja edhe një pore më e madhe; ndoshta ka qenë foleja e një larve, veçse jo e një mize, sepse ajo menjëherë pas lindjes do të kishte filluar të gërmonte, por është pore e një krimbi që breu gjethet duke bërë që kjo shkurre të përfundoj kështu e kalbur dhe pa jetë >


 

   Vazhdon ecjen kujdesshëm, duke iu shmangur pellgjeve të ujit që ngjasojnë me një copëz ylber njëngjyrësh. Afrohet pranë mureve të shkarravitura me grafite. Shija e krijimit të gjeometrizuar, ka një sfond kundërvënie rregullsi-ç’rregullsi,..., gjurmon vija të rregullta, pozicione të ekzistueses që shkojnë drejt një forme, pika të privilegjuara nga të cilat duket sikur shquan një vizatim, perspektivë - tek e cila ekzistuesja kristalizohet me një formë; fiton një kuptim, jo të qëndrueshëm, jo të përhershëm, jo të ngrirë në një palëvizshmëri minerale, por të gjallë si një organizëm.

I pihej edhe një cigare. Nga xhepi i thellë nxori njëkohësisht edhe cigaret edhe çakmakun. Nën mjegullën e dendur të mendimeve, vazhdoj të ecte, tashmë nëpër asfaltin e grimcuar nga uji. Një buri paralajmëruese e makines, e shkundi nga mendimet, avujt e së cilave iu duk sikur ia kishin avulluar xhamat e syzeve. Jehonën e burisë e shoqëroi edhe melodia e celularit që trumbetonte një nga operat e Vivaldit. U përgjigj shumë qetë dhe natyrshëm – duke e fshehur në mënyrë njerëzore të gjithë shqetësimin që i vinte nga mungesa e parkimit, përbaltja, zhurma, etj. etj. Një zë i trashë dhe i dridhur burri, me një të folur si nëpër dhëmbë i tha që kishte arritur, e priste tek vazo e betonit përbri shtegut. Shpejtoj hapat, cigaren e hodhi,dhe me dua në xhepa vazhdoj të ecte. Tani ishte më i relaksuar nga mendimet e tepërta që i sorollateshin nëpërdredhat e trurit pak kohë më parë. Kur arriti, pa që plaku ishte ulur në skajin e vazos dhe e priste i mbështetur mbi kërrutën e drunjtë. Një dritë e zbehtë ndriti fytyrën gjysmë të qeshur te plakut kur e pa të birin – artistin që tanimë nuk jetonte me të. Duke i shprehur gëzimin e takimit, me gjysmëzëri dhe frymëmarrje të rënduar i pëshpëriti < Me eshte thare fyti per nje gote uje>. Së bashku, duke ndërruar disa llafe zbritën shkallët për tek klubi i pensionistëve...


   (atmosfera brenda klubit të pensionistëve)

   Shah-Mat, nën këmbëzën e mbretit të marrë nga dora e fituesit, mbetet hiçi: një katror i bardhë ose i zi. Duke i ç’trupëzuar fitoret e tyre për ti reduktuar në thelbin e tyre ekstrem, plakushët shtynin ditët e fundit të vitit përmbyllës të jetës së tyre. Sasia e gjërave që mund të lexoheshin nga një copë druri i lëmuar po e habiste artistin, sepse gjuhët natyrore thonë gjithmonë diçka më tepër se gjuhët formale, kërkojmë gjithmonë një sasi zhurme e cila shqetëson thelbin e informacionit, tjetra, sepse kur kupton dendësinë dhe vazhdimësinë e botës që na rrethon, gjuha shfaqet me boshllëqe, fragmentare, thotë gjithmonë diçka më pak nga tërësia e asaj që është përjetuar.





© V.H (06.XI.2010) Tiranë

P.S. (Gërmime në shkrimet e pluhurosura.)


Punimin e plote mund ta shfletoni ne:  http://polisminimalcommons.blogspot.com/2010/11/minimal-common.html


 

Voza pa lule

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.