Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Nga: URBANmagnet - 2018-08-20

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Shtrohet pyetja: Pse duhet përdorur softuerët 3D në arkitekturë?

Një softuer i modelimit 3D është një mjet thelbësor nëse punoni në sektorin e arkitekturës. Është një mënyrë vërtet e mirë për të marrë një vizualizim më të mirë të projekteve tuaja për klientët tuaj, pasi që mund të nxirret në fund një render foto-realistik që ndihmon ata të kuptojnë se për cfarë bëhet fjalë. Një softuer 3D është gjithashtu një zgjidhje e mirë për të bërë dhe ri-bërë modelet shumë shpejtë dhe lehtë për t iu përshtatur pritjeve tuaja.

Bashkëpunimi mes kolegëve është një prej arsyjeve tjera, pasi që disa programe përdorin Cloud dhe kjo e lehtëson komunikimin. Puna juaj do të jetë e arritshme për këdo, dhe do të jeni në gjendje të punoni të gjithë në të njëjtin model.

Por, kjo nuk do të thotë softueri i modelimit 3D eliminon metodën e lapsit dhe letrës. Mirëpo, është zgjidhja më e mirë për të kursyer kohë dhe për të modifikuar modelin tuaj sa më shumë që dëshironi.

Softuerët më të mire për arkitekturë sipas përdorimit janë:

• ArchiCAD

ArchiCAD është një softuer CAD (Computer Aided Design) i zhvilluar nga Graphisoft. Ky BIM (Building Information Modeling) është mjet i plotë për arkitektët, duke i lejuar hartimin 3D dhe 2D të një projekti, vizualizimin ose ndërtimin e modelit. Falë ArchiCAD dhe funksioneve të tij mund të përballoni të gjithë punën e dizajnit dhe atë inxhinierike. Është veçanërisht e avancuar në fushën e vizualizimit, pasi që ofron pasqyrim realistik. Ky program CAD shquhet edhe për aftësinë e tij për të ruajtur sasi të mëdha të informacioneve në modelet 3D. Përdoret për të dizajnuar ndërtesa, enterier dhe hapësira urbane.

• Revit

Revit është një softuer për BIM (Building Information Modeling), i zhvilluar nga Autodesk. Ky mjet i fuqishëm është thelbësor nëse punoni në sektorin e arkitekturës, pasi të gjitha tiparet e tij janë bëra posaçërisht për arkitektët. Kjo do t ju ndihmojë të krijoni dizajne të përsosura arkitekturore. Çdo ndërtesë dhe infrastrukturë mund të projektohet dhe menaxhohet nga Revit. Një avantazh i madh i këtij softueri modelues është aspekti i tij bashkëpunues: çdo koordinator mund të hyjë në modele të përbashkëta për të punuar në ato. Dizajnet bashkëpunuese janë një mënyrë e mirë për të përmirësuar bashkëpunimin me kolegët tuaj. Dhe, mbi të gjitha, duke shmangur ridizajnimin ose rindërtimin e modelit, do t ju ndihmojnë për të kursyer kohë.

• AutoCAD Architecture

Zhvilluar nga AutoDesk, AutoCAD Architecture mund të jetë shumë i dobishëm për projektet tuaja arkitekturore, pasi ju lejon të bëni dizajn 3D dhe 2D. Ky është një mjet i plotë, praktik për modelimin 3D dhe për vizualizim falë paraqitjes së mirë të tij. Ju do të jeni në gjendje të krijoni modele realiste me kombinimin e mjeteve të modelimit të ngurta, sipërfaqësore dhe rrjetë. AutoCAD Architecture është gjithashtu e dobishme për hartimin dhe vizatimin 2D. Sa i përket Revit dhe të gjithë softuerit AutoDesk, ky softuer 3D ju lejon të komunikoni lehtësisht me njerëz të tjerë që punojnë në të njëjtin projekt.

• AutoCAD Civil 3D

Një tjetër program AutoDesk që mund të jetë i dobishëm për ju nëse jeni duke punuar në arkitekturë është AutoCAD Civil 3D. Ka të gjitha përfitimet që kemi parë më parë, por më shumë përdoret për inxhinieri infrastrukturore dhe ndërtim. Nëse keni nevojë të bëni dizajne infrastrukturore, kjo është pikërisht ajo që ju nevojitet. Për më tepër, mund të lidhni AutoCAD Civil 3D me Revit, për të ripunuar dhe kompletuar planet tuaja me modelim shtesë strukturor.

• Chief Architect

Chief Architect është një softuer CAD i krijuar për profesionistët e arkitekturës, që siguron 2D dhe 3D renderim. Ky softuer është i lehtë për t u përdorur. Nëse nuk keni aftësi të modelimit 3D, Chief Architect do të jetë i dobishëm, veçanërisht nëse keni një projekt të dizajnit të shtëpisë. Ndërfaqja është me të vërtetë intuitiv dhe softueri ofron mjete të zgjuara(smart) për ndërtim. Do të krijojë strukturën 3D dhe do të gjenerojë automatikisht sistemin e ndërtimit të projektit tuaj. Për më tepër, ju mund të eksportoni 360 ° pamje të panoramës që mund të u prezantohen klientëve tuaj.

• Rhino3D

Rhino 3D është një mjet i rëndësishëm kur bëhet fjalë për modelimin 3D. Ky softuer kompjuterik CAD përdoret kryesisht për dizajn industrial dhe për arkitekturë. Ndërsa gjeometria e Rhino bazohet në NURBS, ky softuer ka një saktësi vërtet të mirë për modelet tuaja. Për më shumë mundësi me Rhino 3D, gjithashtu mund të shkarkoni Grasshopper, një redaktor grafik algoritmik i bërë posaçërisht për gjeometrinë 3D. Është një gjuhë programimi vizual dhe mjedisor, i krijuar nga zhvilluesit e Rhino-s. Ky program rekomandohet për inxhinieri, arkitekturë dhe fabrikim strukturor.

• Catia

CATIA është një softuer që Dassault Systèmes ka zhvilluar për nevojat e veta. Përdoret në sektorë të ndryshëm si për shembull, hapësirës ajrore, automobilistike, teknologji të lartë dhe arkitekturë. Ky program lejon të krijoni modele komplekse dhe shumë të sakta. Ka një mjedis bashkëpunues praktik, pasi versioni i ri(Cloud) i këtij softueri është tani në dispozicion.

Për shembull, CATIA është përdorur nga Frank Gehry për të krijuar ndërtesat e tij që kanë fituar çmime të shquara.

• SketchUp

SketchUp njihet si një program intuitiv. Ju do të kurseni kohë duke përdorur këtë program pasi që është një vegël e lehtë për t u përdorur. Mund të përdoret për çdo gjë kur bëhet fjalë për modelimin 3D dhe arkitektura nuk është përjashtim! Është një mjet i shkëlqyer për të vizatuar dhe me siguri do t ju ndihmojë të jeni produktiv dhe kreativ me planet tuaja arkitekturore. Është e mundur të krijohen përjetime 3D të njohura si flyovers dhe walkthroughs me SketchUp, të cilat mund të jenë të dobishme për projektet tuaja arkitekturore kur ju duhet të tregoni punën tuaj klientëve tuaj. Natyrisht, ju mund të përdorni SketchUp për 3D, por është gjithashtu ideale për vizatime të sakta dhe me përpjesë 2D.

• 3D Studio Max

3DS Max është një softuer i zhvilluar nga Autodesk. Dihet të jetë mjaft e ngjashme me AutoCAD. Përdoret kryesisht në industrinë e videove, mirëpo ky softuer përdoret gjithashtu nga arkitektë për vizualizim. 3D Studio Max është një mjet i mirë për arkitekturën dhe shumë trajnime janë në dispozicion për arkitektët për të mësuar se si të përdorin këtë softuer 3D.

• Solidworks

Solidworks është një softuer modelimi 3D i përdorur kryesisht nga inxhinierët. Mund të jetë një zgjidhje e mirë nëse keni nevojë për një softuer 3D për një projekt dhe thjeshtë me një dizajn të thjeshtë. Nuk mund të bëni renderim të ndërlikuar, me shumë materiale ose cilësi shumë të mirë, sepse nuk është një softuer CAD që i dedikohet arkitekturës. Por është e mundur që të dizajnohet një ndërtesë dhe të merrni një pasqyrë të thjeshtë të projekteve tuaja arkitekturale në sajë të funksioneve të ndryshme të Solidworks.

Shpresojmë se ky Top 10 do të ju ndihmojë të gjeni softuerin më të mirë të modelimit 3D për ju që do t ju ndihmojë të jepni jetë ideve tuaja dhe të gjitha projekteve tuaja arkitekturale dhe inxhinierike./URBANMAG.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.