Riciklim informatash dhe vizuelizim i tyre

Nga: Visar Haxhibeqiri - 2012-04-24

"Qysh se shkenca nuk u zë besë shpjegimeve të përgjithshme dhe zgjidhjeve që nuk janë sektoriale dhe të veçanta, sfida e madhe për arkitekturën është të dijë të ndërthurrë dijet e ndryshme dhe kodet e ndryshme në një vizion të shumëfishtë e të shumanshëm të botës. " VH

HYRJE


   Arkitektura është një lëmi në të cilën përputhet e ndahet shkenca dhe arti. Akitektura është ajo zonja fine e cila strehohet në gjirin e artit, por njëkohësisht është edhe ai zotëriu hijerëndë që merr vesh nga shkenca. Kështu pra, arkitektura nuk është shkencë që e përjashton artin, por njëkohësisht nuk është as arti i zhveshur nga rigoroziteti i shkencës. Arkitektura jeton rehatshëm në mes këtyre dy kufinjëve, udhëhiqet me lojalitetin e artit dhe jetësohet me rigorozitetin e shkencës.

   E bëra këtë hyrje ku potencova bashkëjetesen e artit dhe shkencës nën kurorën e arkitekturës për të sqaruar edhe më tutje këtë “martesë të frytshme”. Në këtë kontekst nuk janë të paktë emrat e mendjeve të ndritura në historinë e artit dhe arkitekturës, që u munduan dhe ia arritën që në shkencë të gjejnë frymëzimin për artin, dhe në art ta aplikojnë shkencën. Këtu zë fill edhe filozofia (rryma e artit) Sinestezia (Synesthesia) të cilën si teori së pari e përmendi Wassily Kandisky. Ai e përkufizoi Sinestezinë si një “fenomen të zhvendosjes së përvojave dhe ndjesive e kuptimeve nga një modalitet (fushe arti a shkence, praktikë, etj) në një modalitet tjetër”*. Pikërisht në saje të kësaj çasjeje apo praktike (Synesthesia), Wassily tentoi që të zhvendosë kompozicionin dhe harominë muzikore tek piktura. Një gjë të tillë e hasim bukur të realizuar tek piktura e tijë “Composition VIII” e realizuar qysh në vitin 1923.

Në të njeten frymë dhe rrugë edhe Piet Modrian studioj problemin e lëvizjes dhe arriti që në saje të perceptimit vizual të inkuadroj lëvizje në kompozimet e tijë statike. Duke përdorë efektin vizual të lëvizjeve ritmike, Modrian ia arriti që pikturën e tij dy dimenzionale, përpos dimensionit të tretë – thellësisë, të futë madje edhe dimenzionin e kohës që vie si sugjestion i lëvizjes.

   Përpjekje tjetër e rendesishme dhe realizim brilant i kësaj praktike (Synesthesia) është edhe objekti i Le Corbusie në bashkëpunim me Iannis Xenakis, “Le poeme electronique, Philips Pavilion – world exhibition in 1958”. Këtu kemi një shprehje arti të nisur nga principe matematikore. Iannis Xenakis, ia arrin që përmes frymëzimit nga lokorja e funksionit hipërbolit të ndërtojë mbështjellësin e jashtëm të ndërtesës. Po këtë praktikë (funksioni matematikor hipëbrolik) ai e përdorë dhe e përkthen në tinguj elektronik muzikon në partiturën e tij të famshme “Metastasis” qe njeherit behet edhe nje fjalor hapësinor qe jep ndjesit e dendesitetit, rritjes etj.

   Kalova shkarazi, nëpër një pjesë të historisë, së zhvillimit të filozofisë së Sinestezisë për të arritur deri tek Iannis Xenakis dhe vepra e tij “Metastasis”, e cila eshte baze e inspirimit tim, ne eksperimentin e hartimit të koncept idesë për një projekt të mundshëm interieri.


 


(Kliko per Vepren Muzikore "Metastasis"  http://www.youtube.com/watch?v=n2O8bMlEijg&feature=related )

KONCEPTI – “RICIKLIM INFORMATASH DHE VIZUELIZIM I TYRE”


   "Ndjenjat përmes Tingullit të përkthyer (deshifruar) në Formë, Ngjyrë e Teksturë,

materializojnë Hapësirën Arkitektonike" VH


   Eksperimenti ka të bëjë me hartimin e një Koncept Ideje për hartimin e një Projekti interieri të frymëzuar pikërisht nga muzika e Iannis Xenakis “Metastasis”.

I gjithë ky proces ku tashmë dihet pikënisja (Iannis Xenakis “Metastasis”) dhe përfundimi (Projekt konceptual interieri), në mes hap një fushë mundësishë të pa fundshme për zbatimin e fantazisë individuale në konkretizimin e Projktit të interierit. Proces i cili njëkohësisht poashtu ti mbushë muret e mendjes me afreska plot me figura e ngjyra që burojnë nga shtytja që të jep kjo pjesë muzikore.

   E quajta konceptin tim Riciklim informatash dhe vizuelizim të tyre, pikërisht për të demonstruar rrugën , metodologjinë se si është e mundshme që prej një tingulli të përfundohet në një projekt konkret.

Faza 1 (1)

   Muzika është “një sasi zhurme” e cila shqetëson thelbit e informacioneve të shtresuara në kokë. Informacione të cilat në bazë të imagjinatës shëndrrohen në shiqime që kalojnë mbi figura që ndjekin njëra tjetrën. Fjala në këtë rastë është futur për të lidhë fillin e dukshëm me gjënë e pa dukshme, me atë që mungon, me gjënë e dëshiruar ose që e kemi frikë, si një urë fati e brishtë e hedhur në boshësi.

   Për ta thjeshtëzur edhe më tej. Tingujt e muzikës në bazë të përjetimit tim vetanak* jam munduar ti përkthej – ricikloj (deshifroj) në Fjalë. Fjalët më pas kam vazhduar t’i vizualizoj me ca foto abstrakte (gjithmonë në bazë të zgjedhjeve, perceptimeve e asocimeve të mia vetanake). Më pas këto Foto kam vazhduar ti shpërbëj edhe më tutje në Ngjyra dhe Tekstura të ndryshme. Ngjyrat dhe teksturat e fituara do të përdoren më pas në materializimin e hapësirave në Projektin e Interierit.

   Kështu gjatë përmbylljes së procesit të riciklimit, nga Tingulli në Fjalë, nga Fjala në Foto, nga Foto në Ngjyrë e Teksturë, arrihet që të krijohen “foto” të reja tek të cilat besoj do të shkrihet, shifet dhe ndjehet i gjithë ky proces.

Faza 1 (2)

Faza 1 (3)

   TINGULLI - shprehet në FJALË (ndjesi)

   FJALA - materializohet (mishërohet) në FOTO

   FOTO - shpërbëhet (dekompozohet) në NGJYRË e TEKSTURË


   Kështu AMBIENTI me gjuhën e ngjyrave dhe teksturave, këndon me ndjesit e tingujve, të koordinuar me saktësinë e matematikës, duke formuar kështu një kompozim real arkitektonik.


   Të gjitha këto që i përmenda më sipër jam munduar ti sistemoj në një skemë, e cila paraqet rrjedhen llogjike të gjërave të përmendura këtu.

   Dizajni i fletës është organizuar në atë mënyrë që në vetvete të përmbajë të fshehur të gjithë historinë e krijimit dhe funksionimit të “Metastasis”.

   Skema është një formë e abstraguar e sistemit koordinativ (Fig 1). Në boshtin e abshisës (boshti x) kam vendosë Tingullin i cili në varshmëri të valëve të zërit mund të vizatohet si një lakore e funksionit trigonometrik y=f(x). Poshtë kësaj lakoreje janë të shënuara vlerat numerike të cilat tregojnë “fremen” e saktë ku është këputur muzika. Pra, nga pjesa muzikore (Metastasis) janë shkëputur pesë pjesë (intervale të caktura) të veçanta, të cilat varësisht nga ndjesitë dhe emocionet e provokuara tek unë, jamë munduar t’iu përshtatë pesë hapësirave kryesore të objektit. Përderisa të gjithë shtrirjen muzikore (Metastasis) Iannis Xenakis e ka shpjeguar si një larore hiperbolike e funksioneve matematike, unë segmente të veçante të po kësaj muzike i kam shpjeguar si lakore të funksioneve trigonometrike me max. dhe min. e tyre përkatëse.

Fig. 1

   Trekëndëshi në mes i ngritur mbi bazën e muzikës (hipotenuza e tij paraqet lakoren e funksionit trigonometrik të tingujve) analogjikisht paraqet edhe max. e lakores së funksionit hiperbolik – të filozofisë krijuese të Iannis Xenakis. Secili trekëndësh, në secilën prej këtyre pesë ndarjeve, ka nga një fotografi abstrakte të cilat po të lidhen sëbashku shpalosin një ngjarje (tregim) të frymëzua nga teresia e muzikes.

   Me vendosjen e sistemit koordinativ i tërë kompozicioni i dizajnit ndahet në dy pjesë, të cilat të asocojnë në kopertina libri – veprim me të cilin kam dashtë të vë në dukje që “Metastasis” mund të lexohet edhe si libër me plot ngjarje nga më interesantet dhe më intrigueset.

   Fjalët që përshkruajnë Tingujt, janë vendosë poshtë tyre (poshtë boshtit x) përderisa imazhet mendore Fotot zënë vend në hapësirën më të madhe mbi boshtin x dhe krahas atij y.

   Ndjesitë që përshkruajnë këtë pjesë muzikore (Metastasis), unë jamë i prirur ti përkufizoj si “ndjesi të pa durueshme që të intrigojnë dhe me kalimin e kohës bëhen të dashura” .

Kjo ndjenjë do të përshkruaj gjithë Projek konceptin, por pse jo edhe projektin e më tytjeshëm të interierit.


   Tek e fundit bukuria e kësaj metodologjie punimi konsiston pikërisht në shumëllojshmërinë e çasjes ndaj krijimtarisë – varësisht prej njerëzve – ndonëse pikënisja është e njejtë për të gjithë. Këtu edhe zënë fill qëndrimet e ndryshme të të bërti arkitekturë.

Faza 1 (4)

Faza 1 (5)

Faza 2 (1)

Faza 2 (2)

Faza 2 (3)

Faza finale (1)

Faza finale (2)

Faza finale (3)

Faza finale (4)

Maketi

   Verejtje:


   Pershkak te natyres se mediumit, jane larguar fusnotat, si dhe eshte reduktuar pjesa grafike.    Per punimin e plote me kontaktoni. 

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.