Xhexha

Nga: Ylber Vokshi-Ylli - 2015-01-13

(Kujtim i përjetshëm për doajenin e arkitekturës shqiptare në Kosovë) Iku nga ne edhe njëri nga arkitektët e parë shqiptar të Kosovës Rexhep Vula të cilin ne në Gjakovë e kemi njohur me emrin Xhexha. I lindur në një familje të vjetër gjakovare në vazhdën e luftës së dytë botërore (1943)

(Kujtim i përjetshëm për doajenin e arkitekturës shqiptare në Kosovë)

Iku nga ne edhe njëri nga arkitektët e parë shqiptar të Kosovës Rexhep Vula të cilin ne në Gjakovë e kemi njohur me emrin Xhexha. I lindur në një familje të vjetër gjakovare në vazhdën e luftës së dytë botërore (1943),i frymëzuar me ideale të larta për të bukurën,e vijoj rrugën e paraardhësve të vendlindjes së tij,që vetëm i arsimuar dhe me dituri dhe punë të pa lodhshme,mundet ma së shumti të kontribuoi për kombin e tij. Në kohën kur popullit shqiptar të Kosovës iu lejua shkollimi,pas atyre viteve represive nëpër të cilat kaloi pas luftës së dytë botërore,ai së bashku me disa shoke e shoqe të tjera ndoqi rrugën e shkollimit dhe morri titullin arkitekt,që për rrethanat tona atë kohë ishte profesion i huaj,por i një rëndësie të veçantë,që së bashku me arkeologjinë ishte e ndaluar për shqiptarët,posaçërisht në hulumtimin e trashëgimisë arkitektonike dhe arkeologjike,që duhej të tregonte dhe dokumentonte rrënjët shekullore të popullit shqiptar (pellazgo –ilirët) në këto troje të Evropës.

I frymëzuar nga ndikimet e rilindësve të çështjes kombëtare,i ndikuar nga artistët e mëdhenj shqiptarë që kishin vepruar si arkitekt të mëdhenj në tërë botën, si ishin arkitekt Sinani,Andrea Alessi-Durraci i cili veproi në Dallmaci apo Qemal Butka i cili veproi së bashku me gruan e tij arkitekte Celila në Shqipëri, Turqi,Egjipt dhe së fundit në SHBA (në grupin e projektimit të kullave Binjake në New York,në aeroportin Kennedy e shume objekte tjera të projektuara në Amerikë). Në vitet e shtatëdhjeta u formësuar si arkitekt i rinj u kthye në Gjakovë e pastaj në Prishtinë,për të kontribuar në përhapjen e ideve progresive të kohës, të udhëhequra nga arkitektët e njohur ndërkombëtar si Le Corbusier,Frank Lloyd Wright si dhe profesori i tij Juraj Neidhard.

Pas përfundimit të fakultetit të arkitekturës në Sarajevë kishte oferta joshëse të vazhdon karrierën profesionale atje,si dhe në Angli (Londër nga ishte edhe gruaja e tij),por ai e ndjeu peshën e obligimit moral që e kishte ndaj popullit të tij,i cili kishte nevojë të madhe për profilet e profesionit të tij dhe u kthye të veproi në Kosovë,për të kontribuar sado pak në arkitekturën dhe në urbanistikën e qyteteve kosovare. Pasi ishin kërkesat e mëdha për këta profesionist menjëherë u angazhua në sferën e ndërtimit, arsimimit dhe projektimit së pari në vendlindje e pastaj edhe në Prishtinë dhe qytetet tjera në Kosovë.

Duhet theksuar se për të vepruar dhe zbatuar kriteret e profesionit në ato vite, ishte jashtëzakonisht vështirë në tërë Kosovën,ishin kushtet specifike të zanatit të cilat duhej përballuar. Kur filluan disa investime kapitale në Kosovën e rehabilituar,pas shumë katrahurave nëpër të cilat kaloi populli ynë,ai dha kontribut të çmueshëm me angazhimin e tij profesional,ishte prijesetarë në ekipet e pakta profesionale që vepronin në Kosovë. Ishte i detyruar të ballafaqohej me problemet elementare të funksionimit të një komuniteti të cilat në aspektin arkitektonik dhe urban ishin të huaja për ata.

Në ato vite nevojitej angazhim maksimal në të gjitha fushat e profesionit të cilat me sukses i kryente,si në projektime arkitektonike të shumë objekteve,si dhe zgjidhjeve urbanistike të zonave të ndryshme urbane në disa qytete të Kosovës të cilat i ka realizuar. Njërën nga fushat e rëndësishme në të cilën ka punuar dhe kontribuar me dekada ishte ajo e trashëgimisë arkitektonike, arkeologjike dhe historike, të cilës iu ishte përkushtuar me pasion të madh duke e ditur rëndësinë e kësaj fushe për popullin shqiptar të Kosovës. Identiteti arkitektonik dhe urban i objekteve dhe tërësive urbane në Kosovë ishte obsesion i tij e për të cilin shumë shpesh bisedonim dhe polemizonim me orë të tëra.

Pas vitit 1999 shumë çështje në mënyrë të çuditshme ndryshuan,mungoi ajo vazhdimësia arkitektonike,urbane dhe hapësinore që gjenerata e Xhexhës,e neve ma të rinjve,që me vështirësi të mëdha i kishim mbrojtur me sakrifica të mëdha. Ai nuk mund të pajtohej me atë se arkitektët u dirigjuan dhe u nënshtruan nga politik-bërja, vendimmarrësit kosovar dhe grupet e ndryshme të interesit, ata u “dhunuan” që ketë profesion të shenjët dikur ta degradonin në ekstrem të pa para në shekujt e kaluara në këto territore.

Ishte i brengosur dhe i zhgënjyer në veprimet e pa përgjegjshme posaçërisht të kolegëve të profesionit - arkitektëve dhe të atyre që kanë vepruar në fushën e urbanistikës në të gjitha qytetet e Kosovës me theks të veçanet në Prishtinë. Për këto çështje shpesh kemi diskutuar,në qarqe të caktuara intelektuale të cilat edhe sot janë të pakta. Theksonte se tërë shoqërinë kosovare e ka kapluar një defetizëm i cili do të na dërgon në vet shkatërrim urban, nëse nuk dalin forcat progresive të gjeneratave të reja të arkitektëve për të ndryshuar ketë gjendje. Të kota ishin apelet e heshtura dhe publike ndaj të gjitha këtyre dukurive të shëmtuara në katrahurën urbane të Kosovës,interesat individuale ishin dhe si duket ende do të jenë më të rëndësishme se ato të përbashkëta. Janë këto dukuri të cilat ishte dashur të tejkalohen që në shekullin e kaluara e për fat të keq pjesa ma e madhe e shoqërisë kosovare ende i preferojmë vetëm për interesa të mjera personale.

Posaçërisht ishte i indinjuar në ndasitë e arkitektëve,të cilat u manifestuan edhe me “demonstrata” të inskenuara vetëm e vetëm për të arritur disa qellim të pa arsyeshme për te. Shpesh kemi diskutuar se si mundemi të tejkalojmë ketë situatë e cila ende edhe sot vetëm se vjen e ashpërsohet. Për ketë ai brengosej dhe nuk e kishte të qartë se përse kjo ndasi pasi komuniteti i arkitektëve në Kosovë nuk është i madh. Ishte ëndërr e gjeneratës së tij të kanë me këndë të diskutojnë problemet urbane dhe arkitektonike që lindin gjatë punës, si në çdo shoqëri të civilizuar. Disa herë apeloi të kthehemi kah realiteti,të korrigjohemi,në demokraci problemet të zgjidhen me dialog,që çështjet e hapura te debatohen,mospajtimet të shqyrtohen dhe të zgjidhen në mënyrë transparente së bashku,në frymën e ligjeve ekzistuese,në kuadër të institucioneve shtetërore,në mënyrë që të mos kemi këso veprimesh të pa kontrolluara si ka ngjarë në kohën e fundit. Iku në amshim pa i arritur këto synime humane.

Vajza e tij Lala Meridith - Vula dizajnere dhe fotografe e njohur, që jeton dhe vepron në Anglinë, mënyrë dinjitoze dha kontribut të madh për kulturën shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, natyrisht me instruksionet dhe këshillat e babit të saj. Vitet e fundit të jetës së tij u anatemua nga pjesa ma e madhe e bashkëmendimtarëve, jetoi në varfëri materiale,por nuk i tradhtoi idealet e tija prej një intelektuali të madh dhe doajeni të arkitekturës shqiptare.

I tillë ishte dhe shkoi në rrugën e pa kthim me një breng të thellë në veprimet e pa kontrolluara të shoqërisë kosovare në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik, pasojat që të gjithë ne po i përjetojmë sot dhe do ti ndiejnë edhe gjeneratat e ardhshme, pasi këto veprime janë prezentë në të gjithë vendbanimet kosovare dhe janë të kapshme pasi vërehen./URBANmag.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.