Rregullimi i Lumit Tërstena në Vushtrri

Nga: Dukagjin Hasimja - 2012-04-26

Qytetet të cilat përshkohen nga lumenjtë pavarësisht kapacitetit të lumit kanë një vlerë natyrore që mund të krahasohet me vlerat arkitektonike dhe kulturore. Në Kosovë është marrë një hap i mirë dhe I nevojshëm për të bërë rregullimin e shtratit të lumenjve.

Qytetet të cilat përshkohen nga lumenjtë pavarësisht kapacitetit të lumit kanë një vlerë natyrore që mund të krahasohet me vlerat arkitektonike dhe kulturore. Në Kosovë është marrë një hap i mirë dhe i nevojshëm për të bërë rregullimin e shtratit të lumenjve. Qyteti i Vushtrrisë është njëri ndër shembujt e mirë që ka marrë këtë hap për të bërë rregullimin e shtratit të lumit Tërrstena, që ndikon në anën funksionale dhe estetike. Kjo ka ardhur në shprehje si rezultat i vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e pasurive natyrore dhe shfrytëzimin e tyre duke krijuar ambient të bukur. Lumi Tërstena si degë e lumit Sitnica, paraqet hapësirën rreth të cilës është zhvilluar qyteti i Vushtrrisë i cili e ndanë qytetin në anën veriore dhe jugore.
Rregullimi i lumit është një rast i mirë për të rregulluar disa çështje të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të zonës së bregut të lumit. Projekti i cili është në fazën e implementimit, nënkupton edhe strategjinë e arritjes së qëllimit me të cilën lumi shndërrohet në skenën kryesore të ngjarjeve të qytetit.
Shtimi i popullsisë në qytetin e pasluftës, ka sjellë rritjen e dendësisë së ndërtimit përgjatë lumit dhe me këtë edhe problemet për
qeverisjen lokale.

Urbanizimi si mënyrë e përmirësimit të kualitetit të jetesës, në radhë të parë duhet të sigurojë kushte të shëndosha të jetesës dhe përmbajtje të cilat e përparojnë zhvillimin social, ekonomik dhe mjedisor. Mos zhvillimi i veprimtarive publike gjatë periudhës së pasluftës, ka sjellë deri te degradimi i hapësirave publike e posaçërisht të lumit Tërstena i cili është shndërruar pjesërisht në një recipient të mbeturinave dhe ujërave të zeza. Adresimi i problemeve të tilla për të mirën e qytetit, tregon se autoritetet
komunale kanë qenë të interesuara të ndryshojnë gjendjen e hapësirës publike, në këtë rast të lumit, i cili paraqet një pasqyrë të qytetit të Vushtrrisë. Me këtë projekt është tentuar që rregullimi i hapësirës së lumit të shkallëzohet në disa faza të cilat kanë qenë të lidhura me problemet evidente të cilat janë identifikuar gjatë hulumtimit të gjendjes ekzistuese.

•Vërshimet periodike - Sigurimi i kësaj zone nga vërshimet
•Hapësira e pa rregulluar e breglumit - Rregullimi i hapësirës së
breglumit
•Derdhjet e ujërave të zeza dhe atmosferike - Implementimi i
kanalizimit të ujërave të zeza dhe atyre atmosferike
•Mungesa e rrugëve të mirëfillta automobilistike dhe trotuareve
pranë breglumit
•Mungesa e hapësirave publike dhe lidhjeve me hapësirat tjera
publike të qytetit.

Deri tani, për mbrojtjen e kësaj zone janë ndërmarrë disa herë aktivitete të ndryshme por pa sukses të dukshëm. Gjatë viteve të 90-ta, është ndërhyrë pjesërisht edhe në trasenë e lumit duke ndërtuar muret mbrojtëse nga betoni. Disa herë është pastruar shtrati i lumit dhe janë larguar mbeturinat nga shtrati. Gjendjen e shtratit të lumit e ka keqësuar edhe ndërtimi i paplanifikuar i objekteve të banimit përreth lumit, në disa raste edhe në vetë shtratin e lumit. Përveç rrezikut të përmbytjes nga lumi , banorët janë të indinjuar nga erërat jo të këndshme nga ujërat e kanalizimit fekal që shkarkohen në lumë.
Hapësira e shtratit të lumit Tërstena në pikëpamje hapësinore është e definuar me rrjedhën e vet lumit dhe me një sërë hapësirash të cilat ndodhen në afërsi të drejtpërdrejtë ose janë pjesë përbërëse të shtratit të lumit Shtrati i lumit Tërstena si hapësirë publike,nuk ka ndonjë lidhje të qartë me hapësirat tjera publike edhe pse gjendet pranë parkut të qytetit dhe pranë zonës së sportit, ai ka ngelë i pa trajtuar deri tash. Për shkak se për një periudhë të gjatë kohore ky problem nuk është trajtuar, lidhja me hapësirat tjera publike të cilat gjatë historisë që kanë ekzistuar, janë dobësuar ose janë zhdukur. Kjo duhet të jetë një motiv për ta përparuar gjendjen dhe për t’i dhënë lumit rolin kryesor në krijimin e një sistemi të hapësirave publike në të cilën lumi do të shërbejë si arterie lidhëse.

Nëse në aspektin e trafikut i shikojmë lidhjet në mes pjesëve të qytetit nga ana veriore dhe ajo jugore në raport me qytetin e posaçërisht me shtratin e lumit, mund të themi se trafiku motorik, por edhe ai i këmbësorëve ka qasje të mira, mirëpo kanë munguar akset e mirëfillta të qarkullimit me automjet pasi që shumica e rrugëve të breglumit janë të shtruara vetëm me zhavorr. Banimi pranë bregut të lumit, është kryesisht banim individual. Megjithatë, në raport me lumin ai paraqet një pengesë për shfrytëzimin e hapësirës përreth lumit, pasi që objektet janë të ndërtuara shumë afër lumit dhe një numër i objekteve ka qasje vetëm nga bregu i lumit. Morfologjia e terrenit kushtëzon edhe orientimin e shkarkimit të ujërave atmosferike në shtratin e lumit e që ndikon pozitivisht në shtratin e lumit, pasi që lumi ka sasi të vogël të ujit gjatë vitit. Për të pasur më të lehtë implementimin nga ana e qeverisjes lokale, projekti është ndarë në 7 segmente, ndarje e cila është bërë në hapësirat mes urave ekzistuese (që në total janë 9 ura). Duke e marrë për bazë pronësinë publike/private, mundësia e krijimit të hapësirave publike ka qenë vetëm në pronën publike.

Seg. 1 - është intervenuar me rregullim të shtratit të lumit në qasjen me rrugë deri te objektet dhe krijimin e parkut gjatësore.
Seg. 2 - pasi që në afërsi është zona e sportit dhe rekreimit është bërë zgjerimi për breglumë që të krijohet hapësirë publike e rregulluar me standarde më të larta dhe rregullimi i rrugës anësore.
Seg. 3 përveç rregullimit të shtratit të lumit është intervenuar edhe në devijimin e shtratit pasi që lumi ka pasur një rrjedhë jo të zakonshme dhe shtëpitë përreth kanë qenë të rrezikuara nga ai në mënyrë direkte (te ura e Gjyshincëve).
Seg. 4 - është krijuar një zgjerim pranë ndërtesës së KEK-ut për përmbytje të kontrolluar (pasi që në këtë hapësirë është ura e cila e
ka traun mbajtës me dimensione të mëdha dhe nuk lejonte kalimin e ujërave).
Seg. 5 - është intervenuar pjesërisht pasi që një pjesë e murit
mbrojtës ka qenë i ndërtuar shumë vite më parë por është intervenuar në të dyja anët e lumit me krijimin e rrugëve për trafik të papenguar.
Seg. 6 - është intervenuar në të dyja anët e lumit duke krijuar rrugë njëkahore si dhe rregullim të shtratit të lumit.
Seg. 7 - I cili është edhe përfundimi i rrjedhës së lumit Tërstena i
cili derdhet në lumin Sitnica janë planifikuar argjinaturat.

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.