Zaha Hadid, është Arkitektja e parë e cila u nominua për Çmimin më prestigjioz që jepet nga Mbretëria e Bashkur (UK) për punën e saj si Arkitekte. Në një ceremoni madhështore Zaha Hadid u shpërbly me (RIBA) Royal Gold Medal 2016 në Londër.
Zaha Hadid, është Arkitektja e parë e cila u nominua për Çmimin më prestigjioz që jepet nga Mbretëria e Bashkur (UK) për punën e saj si Arkitekte. Në një ceremoni madhështore Zaha Hadid u shpërbly me (RIBA) Royal Gold Medal 2016 në Londër. Zaha gjithashtu është fituese e Dame of the British Empire 2012, Pritzker Prize 2004, si dhe 2010, 2011 RIBA Stirling Prizes.
Çmimi Royal Gold Medal është aprovuar personalisht nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar (UK), si mirënjohje për punën e saj jetësore. Royal Gold Medal i jepet një personi apo grupi të njerëzve të cilët kanë pasur një ndikim të rëndësishëm "drejtpërdrejt ose tërthorazi në avancimin e arkitekturës". Fitues të medaljes së artë janë edhe Arkitektët: Frank Gehry (2000), Lord Norman Foster, Baron of Thames Bank (1983), Ludwig Mies van der Rohe (1959), Le Corbusier (1953), and Frank Lloyd Wright (1941).
Emrat e fituesëve të medaljes së artë mbretërore iu gravohen emrat në murin e selisë qendrore të RIBA në Londër
Jane Duncan, Presidenti i RIBA dhe Kryetar i Komisionit Përzgjedhës, tha se "Zaha Hadid është një Arkitekte e fuqishme me ndikim global në arkitekturë.
Një Arkitekte eksperimentale, rigoroze dhe kërkuese, puna e saj nga projektimi i ndërtesave e deri te mobiljet, këpucë dhe makina, është pëlqyer dhe vlerësuar nga brendet e njohura botërore dhe njerëzit nga e gjithë bota. Unë jam i kënaqur Zaha që i është dhënë Medalja e Artë Mbretërore në vitin 2016 dhe nuk mund të presim për të parë se çfarë ajo dhe kompania e saj do të na sjellin në të ardhmen." theksoi Presidenti i RIBA.
Kosova e humbi një shansë jetësore që të futet në Hartën Botërore të Arkitekturës në vitin 2013.
Zaha Hadid ishte pjesëmarrse në Konkursin për Projektimin të Xhamisë së Qendrore në Prishtinë. Ajo nuk e fitoi këtë konkurs, ose thënë më mirë Kosova e humbi shansin që të ndërtohej në Prishtinë një objekt i projektuar nga Zaha Hadid, krejt kjo falë një jurie "Profesionale". /URBANMAG.net