Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa

Nga: URBANmagnet - 2014-10-15

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa është ndërtuar në Dubai. Ndërtimi i rrokaqieliit filloi në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828m që përbënë një sfidë në vete për Inxhinjerinë ekstreme. Shiqoni në vijim dokumentarin e plotë të ndërtimit të Ndërtesës më të lartë në botë dhe sfidat e projektimit dhe të ndërtimit të saj.

Në shkretirën e arabisë ngritet struktura më e lartë e ndërtuar ndonjëherë nga njeriu. Një qytet i ngritur në qiell, një strukturë inxhinierike që ngritet në një lartësi prej 828 metra.

Një ndërtim i tillë përbënë në vete teknologji inovative, mendje kreative dhe një ekipë të arkitektëve dhe inxhinierëve të guximshëm që besuan në ndërtimin e një gjigandi të tillë.

Historia na ka mësuar që arkitektët cdo herë kane pasë dëshirën me ndërtu ndërtesa më të larta e më të larta deri te ajo që sot quhet “më e larta në botë”.

Nëse kthehemi mbrapa në kohë kemi 7 objekte të kohës që arritën rekorde në lartësi: 1. Equitable life building u ndërtua në një lartësi prej 43m, 2. Fuller Flatiron u ndërtua në lartësinë 87m, 3. United Nations HeadQuarter 168m, 4. World Trade Center 417m, 5. Sears Tower 442m, 6. Taipei 101 arriti lartësinë 509m që konsiderohej si kulmi i arritjes së njeriut për me ndërtu në qiell, deri në momentin kur shfaqet gjigandi Burj Khalifa që arrinë lartësinë gati një kilometër.

Dubai karakterizohet si qyteti i vetëm në botë që u zhvillua për një periudhë shumë të shpejtë. Një armatë e tërë e ndërtimit e transformoj Dubain në qendër të vëmendjes së tërë botës.

Në fluksin e madh të zhvillimit dhe ndërtimit të Dubait vend qendror zënë Rrokaqielli më i lartë në botë Burj Dubai. Për me pas të qartë se si ka arrit Inxhinieria e Ndërtimit me e ndërtu Burj Dubain, na duhet me u kthy mbrapa në kohë, me pa procesin e e zhvillimit të teknologjisë dhe materialeve që mundësuan realizimin e fantazisë së “Arkitekteve të çmendur”

Në shekullin e XIX u ndërtua ndërtesa Equitable life building prej 43 metra lartësi që karakterizohet si rrokaqielli i parë në të cilin u vendos ashensori.

Nevoja për me ndërtu në lartësi erdhi si pasojë e rritjes së popullsisë së New Yorkut, mirëpo përpara se me ndërtu në lartësi të madhe, arkitektët janë gjet përpara një sfide: Qysh me arrit në lartësi njerëzit që jetojnë apo punojnë atje?

Kjo u zgjidh lehtë duke vendosur shkallët të cilat arrinin lartësinë e nevojshme.

Ndërtimi i Rrokaqiejve ishte i destinuar kryesisht për afarizëm dhe me që shkallët ishin të errëta dhe për klientët ishte e shumë e mundimshme ngjitja në katet e sipërme, kjo përbënte një sfidë dhe njëkohësisht nxorri në pah një defekt tek këto objekte, pasi që askush nuk dëshironte të merrte në pronësi hapësirat më lartë se kati 4-5. Kjo për një moment u duk sikur ndërtimi në lartësi është i pa dobishëm dhe totalisht jo funksional.

Shpikja e Ashensorit e zgjidhë problemin e ngjitjes në lartësi, edhe pse versionet e para kishin disa defekte mekanike, ku mbaheshin nga një litar që në rast të shkëputjes përbënte rrezik të madh për personat që ndodheshin në të, me kohë u zhvilluan modele të avancuara dhe ky defekt u mënjanua.

Burj Dubai konceptin e ngjitjes në katet e larta e dërgoi në ekstrem. Ashensorët duhet të arrijnë në mbi 160 kate. Burj Dubai ka hapësirë për akomodimin e më shumë se 35 000 njerëzve, që mund të krahasohet ne një qytet të vogël, të ndërtuar në lartësi. Për me përballu këtë sfidë të fluksit të madh të njerëzve, që do të vendosen në këtë ndërtesë, janë të instaluara 53 Ashensorë. Disa prej tyre arrijnë shpejtësinë e lëvizjes në mbi 35 km/h e që arrijnë 120 kate në më pak se 50 sekonda. Ashensorët më të mëdhenjë bartin deri 46 persona. Për këtë rast janë projektuar ashensorë të vecantë pë me i përballu shpejtësisë, peshës dhe rasteve emergjente të prishjeve të mundshme.

Konstrukcioni prej çeliku ishte një faktor vendimtar që lejoi ndërtimin e ndërtesave në lartesi të madhe. Burj Dubai ka një konstrukcion çeliku të mbeshtjellë me fasadë çelçi. Përpara se me fillu montimi i fasadës, arkitektet kanë projektu prototipet e fasadës të cilat janë testu në një hapesirë të veçantë, ku janë kry testet e zhurmes dhe të stuhive të rërës të cilat godasin Dubain.

Rrokaqiejtë e ndërtuar më herët kanë qenë leksione të mira për arkitektët që fasada prej celcit për veq që është e bukur dhe krijon hapësirë më të ndriquar, ajo gjithashtu krijon pengesa vizuele dhe ngritje të temperaturës në hapësirat për rreth. Kjo zgjidhje bëhet duke vendos paisje për ajrosje artificiale dhe furnizim të hapësirave me ajër të pastër dhe të filtruar. Fasada prej celcit është projektuar special që në anën e jashtme te objektit të reflekton rrezet e diellit të cilat arrijnë temperaturën në mbi 40c në Dubai.

Ndërtimi i rrokaqiejve përmbanë një sfidë të vecantë: faktorin kohë. Prej momentit të ndërtimit cdo vonesë ka kosto të lartë, kështu që si zgjidhje është arritë që shum elemente konstruktive të parafabrikohen dhe procesi i ndërtimit ti ngjajë një loje ku vendosen pjesët përbërëse. /URBANmag.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.