Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri†dega në Deçan, është shprehur kundër nismës së një grupi të njerëzve, të cilët duke kundërshtuar ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë në lagjen “Dardaniaâ€, me arsyetime, siç thuhet, të kota, po tentojnë të prishin paqen dhe harmoninë midis feve në Kosovë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri†dega në Deçan, është shprehur kundër nismës së një grupi të njerëzve, të cilët duke kundërshtuar ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë në lagjen “Dardaniaâ€, me arsyetime, siç thuhet, të kota, po tentojnë të prishin paqen dhe harmoninë midis feve në Kosovë.
“Ne konsiderojmë se kjo iniciativë nuk është gjë tjetër vetëm një skandal i pa pranueshëm dhe një iniciative e pa vend e një grupi të individëve të cilët po mundohen të jenë kinse zë kundërshtueseâ€, thuhet në reagim.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri†dega në Deçan i bën thirrje këtij grupi që të nisë një iniciative për të kundërshtuar marrjen e pronave publike nga Manastiri i Deçanit në Deçan dhe iniciativës tjetër që kundërshton institucionet serbe për fillimin e ndërtimeve dhe funksionalizimin e Kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
“Ne, prapë e ri-përsërisim se iniciativat e tilla të një grupi të pseudo-intelektualëve, për të kundërshtuar ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës, xhami e cila do të ndërtohet nën koordinimin e Bashkësisë Islame të Republikës se Kosovës, Komunës se Prishtinës dhe institucioneve të tjera të vendit tonë, vetëm sa e dëmton rendë bashkëjetesën dhe harmoninë tek shqiptarët e Kosovës, andaj ne i bëjmë thirrje çdo qytetare dhe intelektuali të mirëfillti që të mos e përkrah këtë iniciativeâ€, thuhet më tej në reagim.
Për më tepër, Lidhja e Historianëve “Ali Hadriâ€, dega në Deçan, inkurajon Bashkësinë Islame të Kosovës, Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera në vend, që të vazhdojnë më planin e punës dhe sa më parë të fillojë ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë, e cila do të jetë pjesë e pandashme e dëshmisë se shqiptarët janë popull tolerantë dhe paqedashës.