Prizreni restauron monumente të trashëgimisë

Nga: URBANmagnet - 2017-07-16

Projektet për intervenime emergjente në Qendrën Historike të Prizrenit kanë filluar të implementohen. Posta e vjetër e qytetit dhe shtëpia e familjes Zhuriq, janë disa nga objektet e vjetra që janë duke u restauruar, raporton KTV.

Projektet për intervenime emergjente në Qendrën Historike të Prizrenit kanë filluar të implementohen.
Posta e vjetër e qytetit dhe shtëpia e familjes Zhuriq, janë disa nga objektet e vjetra që janë duke u restauruar, raporton KTV.

Shoqëria civile e konsideron hap të vonuar por të duhur.

Nga organizata “Ec ma ndryshe”, e cila vazhdimisht ka qenë kritike për degradimin që po bëhet në këtë zonë, thonë se ka qenë koha e fundit që të bëhet diçka për Qendrën Historike.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, e cila është duke bërë implementimin e këtyre projekteve, ka më shumë se 500 mijë euro buxhet për përfundimin e tyre, të ndara qysh nga viti i kaluar nga Ministria e Kulturës.

Drejtuesit e QRTK-së thonë se disa nga projektet tashmë kanë përfunduar.
Një nga to është edhe xhamia e Myderriz Ali Efendiut, derisa në proces është edhe projekti për restaurimin dhe rregullimin e krojeve publike.

Hoxha ka thënë se janë gjithsej 20 projekte, të cilat pret që të përfundohen brenda këtij viti.

Ndërhyrjet në këtë qendër historike, e cila mbrohet me ligj të veçantë, u përshpejtuan pas rastit të Xheneta Gashit, e cila humbi jetën pas shembjes së një muri të një shtëpie në këtë zonë, vitin e kaluar.

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.