MBI TRASHËGIMINË ARKITEKTONIKE

Nga: URBANmagnet - 2017-05-07

Si një ish student i Universitetit të Prishtinës, tash e ca dekada arkitekt aktiv në Zvicër, përkundër kohës tejet të kufizuar si resursi me i çmuar në filozofinë zviceriane, nuk mund të rri pa ndarë pak nga ajo, për të reaguar për diçka që do të duhej të bënte secili prej kolegëve të mi.

MBI TRASHËGIMINË ARKITEKTONIKE
Çfarë mbrojnë zvicerianët e çfarë shaktërrojmë ne!

Gëzim Sadiku
arkitekt kosovar i cili prej vitit 1999 jeton dhe vepron në Zvicër

Si një ish student i Universitetit të Prishtinës, tash e ca dekada arkitekt aktiv në Zvicër, përkundër kohës tejet të kufizuar si resursi me i çmuar në filozofinë zviceriane, nuk mund të rri pa ndarë pak nga ajo, për të reaguar për diçka që do të duhej të bënte secili prej kolegëve të mi. Një urti thotë: “Mos reagimi ndaj krimit, nënkupton bashkëpjesmarrje në të”. Rrespekt për ata pak arkitekt, që fatkeqësisht mund të numrohen në gishtat e njërës dorë, për reagimet publike që bëjnë. Një ndër të fundit, ishte ai i profesorit Dr.Sc. Kujtim Elezi, për shkatërrimin e objektit të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Përcolla nga larg edhe një protestë para kësaj godine, tek e cila gjithashtu pjemarrësit mund të numroheshin në gishta, nëse futen në përdorim të dyja duart. Asnjë bëza nga Fakulteti i Arkitekturës shtëpia e së cilës po përdhunohet, asnjë bëza nga komuniteti i arkitektëve në çfardolloj forme institucionale që mund t’a bënin, asnjë bza nga qindra shoqata qytetare (të regjistruara) prej asaj për mbrojtjen e drejtave të qenëve dalmatin e deri tek ajo për ndalimin e ushqimit gjenetikisht të modifikuar. Vërtetë, durimit të shoqërisë kosovare, e në veçanti të kolegëve të mi, për të heshtur para krimit arkitektonik, do t’ia kishte lakmi edhe presidenti i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova.

Krimin e bën edhe më monstrous fakti që në Kosovë ky krim është institucionalizuar dhe ka filluar pikërisht me objektet e institucioneve shtetërore si objektin e Kuvendit, Qeverisë (ish Rilindja), pastaj objektet publike me të cilat dikur identifikoheshim, si hotel Grandi e Bozhuri e së fundmi pre ra edhe instituti i cili pikërisht do të duhej t’i parandalonte këto krime. Intervenimi në fakultetin teknik është kulmi i gjithë kësaj maskarade.

Përpos asaj që krimet arkitektonike po ndodhin çdo ditë para syve tanë, përseriten në vazhdimësi dhe si duket s’kan të ndalur, ajo që më bëri edhe më shumë të shkruaj është analogjia me një punë këtu në Zvicër që kam rrishtazi nëpër duar.

Derisa në Kosovë po rrënohen, masakrohen, shëmtohen nën preteksin se po plotësojmë “kushtet bashkohore të efiçencës energjetike”, tek zvicerianët, vërja dorë mbi identitetin arkitektonik, në emër të çfardolloj kauzeje tjetër sa do e rëndësishme t’i dukej ndokujtë, bëhet me ndjesinë sikur punohet mbi qarçafin me të cilin është mbështjellur Krishti.

Objekti konkret me të cilin po merrem së fundmi. Gjindet në Ossingen, fshat periferik i Kantonit të Cyrihut. As për nga rëndësia publike, historike e as arkitektonike nuk mund të krahasohet me objektet e viktimizuara ne Kosovë. Bëhet fjalë për një shtëpi private të banimit individual që bile as është nën mbrojtje ambientale e as monumentale por vetëm numrohet në listën e inventarizuar komunale. Gjendja fizike e tij është e mjerushme. Mezi qëndron në këmb. Natyrisht e pabanueshme prej kohësh.

Pronari më angazhoi që të merrem me procedurat e nxerrjes së lejes ndërtimore. Kërkesa e tij ishte që ky objekt të rrënohet dhe të zëvendësohet me një objekt te ri që gjithsesi do i përshtatej ambientit. Qysh në takimin e parë me organet kompetente komunale na u bë e ditur se kjo nuk ishte e mundur. Procedurat që duheshin të ndiqeshin ishin pothuajse të gjitha ne nivel kantonal përkundër faktit që kishim të bënim me një shtëpi banimi private dhe jo me ndonje vlerë të vecantë arkitektonike, urbanistike e ambientale, kategori kjo që rëndom trajtohet në nivel komunal. Puna e parë që duhej bër ishte incizimi i detajizuar i objektit. Ky incizim i digjitalizuar, u dërgua në institutin për mbrojtjen e monumenteve të kantonit të Cyrihut. Më shumë se një vit u analizua dhe në fund u kthye një raport me më shumë se 100 faqe ku decidivisht theksohej se objekti në formë dhe madhësi nuk guxon të ndryshohet. Edhe më e “keqja” objekti duhet të kthehej në gjendjen fillestare pasi dëmtimet dhe intervenimet e vogla të brendshme që pronari i kishte bërë përgjatë viteve, të gjitha i fakturoheshin si barrë dhe obligim financiar i tij.

Si duket edhe Zvicër para qindra vitesh kishin ndodhur fenomene të ngjashme si ne Kosovë. Ishte intervenuar disa here në periudha të ndryshme. Por ja që erdhi koha që kto intervenime për të mos i quajtur krime sepse për dallim nga ato çka po i shohim në Kosovë nuk mund të quhen as gërvishtje, të kthehen në vendin e vet dhe të rrezatojnë vlerat fillestare të tyre. Për tu kthyer objekti në gjendjen fillestare u deshtë që e gjithë veshja e fasadës ti hiqej me kujdes në mënyrë që konstrukcioni tipik i shtëpive zviceriane të shekullit XVIII të bëhej i dukshëm.

E kundërta po ndodhë me fakultetitn teknik ku po thehen e dërmohen elementët prej betoni që i japin karakterin objektit në fjalë në veçanti dhe arkitekturës brutaliste në përgjithësi, për tu mbuluar me një fasadë “efiçente”.

Le të shpresojmë se pas 100 viteve do të vetëdisohemi në nivelin e zvicerranëve dhe këtë fasadë “efiçente” që na paskan zbuluar “shkenctarët kosovar”, ta zhveshim përtok. Për dallim të eksperiencës që u a përshkrova në Zvicër, ku kthimi në gjendjen e mëparshme u bë i munduar pothuajse 100%, tek rasti i fakultetit teknik, vështirë se do të mundemi t’ia kthejm brirët prej betoni që sot me aq lehtësi po ia thejm.

Në fund më duhet të theksoj edhe një analogji në këtë fushë që ka të bëj me Zvicrën dhe Kosoven. Disa nga bartësitë e shkatërrimit të disa prej objekteve të cekura më lartë, thirren se kan jetuar dhe vepruar ne perëndim, bile pikërishtë në Zvicër. Si duket të revoltuar nga shteti zvicerian i cili i a kishte identifikuar dhe izuluar me kohë instiktin e tyre shkatërrues, instiktë pa të cilin ata nuk mundë të imagjinojnë jetën, ikën drejt lindjes deri në republikat e largëta të Kaukazit, por fatkeqësisht ndaluan edhe në Kosovë për fatin e keq të saj. Nga të gjithë mjetet e punës në Zvicër (nëse kishte pasur ndojherë ndonjë), me sa duket ata kishtin marrur me vete vetëm më të dashurin, Hillt-in, për të shprehur gjithë mllefin e vet duke përdhunuar objektin e Rilindjes, ikonë e arkitekturës prishtinase, i cili tanimë shfrytëzohet nga një institucion i cili pak se dallon nga vet ata./URBANmag.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.