Stop Krimit Arkitektonik

Nga: URBANmagnet - 2017-03-15

Të jesh aty ku ndodh vetë ngjarja, e ti mbyllësh sytë, ta kesh armën në dorë, por jo dhe dijën që ta përdorësh atë, të fshehësh kokëulur, prapa xhamave të fortesës të cilen ti më shumë se cdo kush tjetër duhet ta mbrosh.

Protestë e vogël që tregon shumë
Shkruan: Diellza Veliqi

Të jesh aty ku ndodh vetë ngjarja, e ti mbyllësh sytë, ta kesh armën në dorë, por jo dhe dijën që ta përdorësh atë, të fshehësh kokëulur, prapa xhamave të fortesës të cilen ti më shumë se cdo kush tjetër duhet ta mbrosh.

Ironi, është kjo fjala e parë që me ra ndërmend dje, kur para objektit të Fakultetit Teknik, po bëhej një protestë ( nëse vec mund të quhet e tillë, kur numri i pjesëmarrësve se kalon shifrën 30).



Ideja e kësaj proteste ishte mbrojta nga degradimi i mëtejshëm i objektit të Fakultetit Teknik, por sic mund të shihej nga punimet të cilat vazhdonin (kuptohet edhe gjatë protestës), koha për të bërë një ndryshim tashmë kishte kaluar.

Objekti i projektuar nga arkitekti i njohur slloven Edvard Ravnikar është apo më mirë të themi ishte, një ndër objektet e pakta në Prishtinë, i cili simbolizonte akitekturën moderne, në vëcanti stilin brutalist. Sot, ky objekt, pas copëtimeve të njohura në vendin dhe kohën ku jetojmë si "renovime", zyrtarisht iu bashkangjitet rradhës së objekteve të tilla, sic janë : Pallati i shtypit "Rilindja", objekti i Kuvendit te Kosovës, Hoteli "Bozhur" (sot, "Swiss Diamond Hotel"), hoteli Grand, e shumë objekte te tjera, lavdia dhe simbolika e të cilave ka përenduar me kohën.

Dje, nuk u bë protestë!

Dje, disa admirues të arkitekturës së mirëfilltë i dhanë lamtumirë edhe një tjetër vepre arkitektonike, në atë që ngjasonte më tepër me një akademi përkujtimore se sa një protestë. Dje, studentët e këtij fakulteti nuk morën guximin të iu bashkohen atyre pak protestuesve në luftën kundër bastardizimit arkitektonik që po ndodh në Kosovë. Kjo, sepse shumë pak prej tyre e dinë peshën arkitektonike të tij.

A nuk është e udhës që një student i vitit të tretë, dega Ndërtimtari, ta njohë pak më mirë vendin në të cilin ai kohëve të fundit është rritur?! Po e zëmë se jo të gjithë kanë qenë të informuar, por të mos jenë të informuar shumica është një fatkeqësi. Fatkeqësi kjo, që dëshmon se sistemi i edukimit në Kosovë ka kohë që ka marrë kahje të gabuar, e bashkë me të edhe vetë objektet ku ky sistem hyn në punë. Gjersa pakica ishte duke e ngritur atë pak zë për ndryshim, shumica (në këtë rast studentët) qëndronin brenda objektit të Fakultetit Teknik, si spektatorë të një loje futbolli, e në vend të entuziazmit që refelekton në fytyrat e fansave të futbollit, në fytyrat e tyre mbizotronte ironia.

Ironi është, student i dashur, të mos shohësh përtej atyre xhamave, të mos ecësh përtej atyre mureve, të mos luftosh për një të ardhme ku ti më shumë se cdo kush tjetër do jesh pjesë e saj, e në vend të të gjitha gjërave që thash, ti të strukesh si një femijë, me një buzëqeshje cinike, gjersa aty mu përpara syve tu shkatrrohet historia. Historia, e babait tim, e nënës tënde, historia e prinderve të shumë studenteve të tjerë, që ishin studentë në këtë objekt shumë kohë përpara teje, në kohën kur arkitektura ishte akoma ARKITEKTURE. Andaj, ne "krenohemi" sot, me "arkitekturën" dominuese në vendin tonë, sepse ka një "fasadë të bukur" themi, për një objekt që meriton të zhduket, "krenohemi" qe gjatë dimrit do e kemi ngrohtë sepse tashmë objekti është izoluar, ne do vazhdojmë të "krenohemi" edhe neser, sepse dje nuk patem guximin të luftojmë, e të lëshojmë klithma kundër kaosit që tashmë është bërë simbolikë e qytetit tonë./URBANMAG.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.