Komuna e Prishtinës mbajti konferencën e parë për investime

Nga: URBANmagnet - 2016-11-16

Komuna e Prishtinës mbajti sot konferencën e parë për investime, ku u prezantuan 5 projekte të mëdha kapitale. Duke marrë parasysh kufizimet buxhetore, Komuna synon t’i realizojë këto projekte përmes partneritetit publiko-privat.

Komuna e Prishtinës mbajti sot konferencën e parë për investime, ku u prezantuan 5 projekte të mëdha kapitale. Duke marrë parasysh kufizimet buxhetore, Komuna synon t’i realizojë këto projekte përmes partneritetit publiko-privat.

Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore dhe mundësive për zhvillim ekonomik. Nga instrumentet kryesore që Komuna i ka në dispozicion për arritjen e këtyre qëllimeve, janë investimet kapitale në infrastrukturë.

Projektet që u prezantuan në këtë konferencë janë Pishina Olimpike prapa Pallatit të Rinisë; Parkingu nëntokësor tek Fakulteti Filologjik; Çarshia e Vjetër në qendër të Prishtinës; Kompleksi banesor dhe afarist në rrugën B; si dhe Stacioni Qendror i autobusëve.

Përveç ekipit tonë që prezantuan projektet, pjesë e panelit në këtë konferencë ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell. Ai përgëzoi Komunën e Prishtinës për konceptin qeverisës që po ndjek, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, me ç’rast janë krijuar kushte të përshtatshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Qëllimi i konferencës së sotme ishte informimi i investitorëve potencialë për parametrat kryesorë të këtyre projekteve, si dhe përfitimet dhe avantezhet e secilit projekt.

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.