Çka i dhuroi këtë vit ECOWEEK Prishtinës

Nga: Ecoweek Prishtina - 2016-09-28

Java e Konferencës ECOWEEK Prishtina 2016 solli një program jashtëzakonisht dinamik këtë vit. Duke filluar me dy dite intenzive me prezantime e ligjerata nga eksperte nga e tere bota, per te vazhduar me rreth 65 tutor dhe pjesmarrës të ndarë në pesë puntori të ndryshme të shpërndarë nëpër terrenin e Gërmisë dhe të qendrës së Prishtinës ku kanë trajtuar hapësirat sipas metodologjivë të ndryshme.

Java e Konferencës ECOWEEK Prishtina 2016 solli një program jashtëzakonisht dinamik këtë vit. Duke filluar me dy ditë intenzive me prezantime e ligjerata nga ekspertë nga gjithë bota, për të vazhduar me rreth 65 tutorë dhe pjesmarrës të ndarë në pesë puntori të ndryshme të shpërndarë nëpër terrenin e Gërmisë dhe të qendrës së Prishtinës ku kanë trajtuar hapësirat sipas metodologjive të ndryshme.

Sa më pranë natyrës, materiale me impakt të ulët në ambient dhe ngritja e vetëdijsimit mbi ambientin dhe arkitekturën e qëndrueshme përmes artit, qenë synimet e secilit prej grupeve. Përveç vendeve të rajonit, pjesmarrësit e këtij viti shtrihen edhe në shtete të tjera si Gjermani, Austri Greqi, Amerikë, Kanadë, Liban e Japoni.

Nga të gjithë pjesmarrësit, grupi “WHITE SHEETS” u shqua për karakterin “Party Hard”. Megjithëse të fundit që linin skenën, alegria e grupit i ka mbajtur entuziastë çdo ditë.

Në një intervistë për ECOWEEK Prishtina Johannes shprehet tejmase i prekur nga afërsia e banorëve dhe tregon i emocionuar rastin se si një i moshuar, me një anglishte të mangët të ndihmuar nga gjestikulacionet i është falenderuar për kohën dhe dëshirën që të vijë në Kosovë dhe të ndihmojë në përmisimin e vendit të tij.

Sean Martindale, një emër i njohur që ka prekur sheshe e mure anekënd botës me artin e tij, herë duke provokuar e herë duke përqeshur institucione ose individë që cenojnë hapësirat publike, këtë vit ka zgjedhur një pikë tejmase të ndjeshme të qytetit, famëkeq për aksidentet e shumta dhe shpejtësinë e tepruar të ngasësve të makinës.

Në vendin ku sot varet kurora me lule e një djali të ri që humbi jetën nga aksidenti me biçikletë, rreth 200 m më poshtë, në një kornizë të zbrazët metalike e paraparë për postime reklamash varet një bicikletë e bardhë, si homazh i merituar për këtë djalosh.

Poashtu mbishkrime të punuara në formë artistike “Slow Down” dhe “Kujdes” të thurura në hekurat mbrojtës të pishinës që tërheqin vëmendjen për uljen e shpejtësisë. Me këto dy pika, Sean dhe grupi i tij përmes “Reflecting on the Park” bëjnë thirrje për vetëdijsim, kujdes dhe sigurim të infrastrukturës për biçiklista.

“Rethinking Prishtina” puntoria e udhëhequr nga Abbas Sbeity dhe Malak Rahal gjithashtu gjetën një gjuhë të përbashkët, duke arritur rezultate mjaft të bujshme. Në një studim të thukët ata analizuan rrugët e qytetit që lidhin Gërminë me Sheshin e qytetit duke evidentuar pikat më problematike dhe lidhjen e funksioneve të zonave që shtrihen përgjatë kësaj hapësire.

Pjesë e punimit të tyre ishte edhe performanca interaktive “Edhe ti ke Spray” të cilën ata të dy dhe pjesmarrësit e grupit me përbërje nga Kosova dhe Shqipëria dhanë në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përderisa hapësira e brendshme e objektit te Qendrës për Rekreacion u shndërrua në një maratonë punuese, me skeçe dhe analiza që shpesh arrinin edhe orët e hershme të mëngjesit,kurse, pjesa e poshtme e fushës së Basketit ka mirëpritur Dj dhe muzicientë urban si “Zhabat”, “The Horsmen”, Blerta Kosova, Visar Kuçi, Kushtrim Balaj, Flamur H., Valmir Mustafa, dhe dy pjesmarrës të ECOWEEK që nuk hezituan ta ndajnë muzikën me ne, Marigona Thaçi dhe Dj Set që çuan gjithë përvojën e Gërmisë ne një nivel tjetër.

“Returning Public” e udhëhequr nga Alexandra Poljanec dhe Dastid Ferati janë ndër të vetmet grupe që zgjodhën të trajojnë zona jashtë Parkut të Gërmisë.

Hapësira e lirë pranë Tregut të Gjelbërt në Kodrën e Diellit për një javë qe pjesë studimi e grupit të 5të të cilët pasi kanë kryer matjet dhe analizat e sjelljes së qytetarëve në këtë hapësirë, dhanë propozimet e tyre se si ta kthejnë këtë zonë në një hapësirë akoma më tërheqëse dhe mikpritëse për banorët e vendit si dhe sollën intervenimet e tyre në këtë hapësirë.

E fundit dhe jo më pak e rëndësishmja, ajo që shumë lehtë u kthye në senzacionin e Javës së ECOWEEK qe edhe puntoria “Treehouse’ e udhëhequr nga Dustin Feider dhe e ndërtuar nga grupi i përbërë prej 7 participantëve nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania.

Dustin spjegoi që për një shtëpi druri të denjë atij i nevojiten 3 deri në 4 muaj, andaj për ECOWEEK zgjodhën një projekt jo më pak të thjeshtë, një platformë druri që sot zë vend prapa Qendrës rekreative , rreth 4m mbi tokë, e varur në mes të katër pemëve.

Realizimi i kësaj strukture që përfshin prerjen e dërrasave, saldimin, ngjitjen, bartjen e strukturës (ku ndihmuam rreth 20 veta), lidhjen e nyjeve, ngjitjen dhe përforcimin në drunj si dhe krijimin e masave mbrojtëse të drunjve, që të gjitha janë realizuar vetëm brenda një jave të pabesueshme, në një ritëm pune që niste nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.

Në intervistat për ECOWEEK Prishtina që do të lansohen së shpejti, pyetjes se a do t’ju mungojë Prishtina pjesmarrësit i janë përgjigjur pa hezitim, duke thënë se kthimi në Prishtinë është tashmë në listën e planeve të ardhshme ndërkaq dy nga tutorët veçse e kanë të qartë se çfarë do të realizojnë rradhën tjetër që do të arrijnë në Prishtinë.
Në një javë dinamike, që nisi me dy ditë ligjerata nga ekspertë botëror dhe u zhvillua në 7 ditë pune të pandërprerë dhe 7 net muzikë paralelisht, ECOWEEK ka arritur edhe një herë të sjellë në një vend njerëz, telent të rinj, studentë që besojnë në koncepte të njejta dhe ndajnë të njejtën përgjegjësi dhe përkushtim mbi profesioni e tyre dhe qëllimin për ta bërë Prishtinën dhe botën një vend më të mirë.

ECOWEEK këtë vit i dha Prishtinës një Memorial, shenja paralajmrimi, një shtëpizë drurit për fëmijët që do të shfrytëzojnë shtëpizat e Qendrës Rekreative, struktura të bardha që mirëpresin vizitorët në shtëgun e ecjes në Gërmi, ide kreative për ringjalljlen e hapësirës publike në Bregun e Diellit dhe disa tabela me shkrime të qytetarëve të marra nga Sheshi Zahir Pajaziti që do të publikohen së shpejti në një blog të përhershëm të titulluar “Rethinkig Prishtina” por mbi të gjitha, ECOWEEK solli tek ata student dhe të rinj, mundësinë për të shprehur veten e tyre pa asnjë cenim, dhe mesazhin mbi vlerat e vërteta të individit që nuk kufizohen vetëm brenda arritjeve profesionale, por zgjerohen shumë më tej, tek prirja individuale, aftësia e punimit në grup, ruajtja e shpirtit të grupit, respekti për tjetrin, aftësia për përshtatje, dhe vlerësimi taleneve të tjera si ato të sportit, muzikës etj.


ECOWEEK Prishtina organizohet nga OJQ ECOciety dhe është mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund, U.S. Embassy Pristina, Ambassade de France à Pristina, Komuna e Prishtinës, European Cultural Center, Birra Peja, Uji DEA, Morph training Center,Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Urban Mag, ECOWEEK.net, Klan Kosova.

Anyla Berisha
ECOWEEK Prishtina 2016

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.