ECOWEEK Prishtina ofron 3 bursa të plota

Nga: Ecoweek Prishtina - 2016-07-26

Ka vazhduar java e dytë e aplikimeve të ECOWEEK Prishtina 2016 që është I hapur në nivel ndërkombëtar dhe lokal. Për aplikim kanë të drejtë studentët nga vitit i tretë i studimeve të arkitekturës, dizajnit, inxihnjerisë, arkitekturës së pejsazhit apo të sapo të diplomuar dhe profesionistë të rinj.

Në kuadër të aplikimeve do të ndahen 3 bursa të plota kundrejt çmimit të participimit: Pjesëmarrja në workshop, përdorimi i materialeve të nevojshme për punët teorike edhe praktike, pjesëmarrës në shfaqje te dokumentarëve, akomodimi, ushqimi (dreka dhe darka) dhe çertifikata. Bursat do t’u ndahen tre aplikuesve që do të dorëzojnë posterin më të mirë për temën e sivjetshme”Reflection”. Teknika dhe mënyra e trajtimit janë të lira, ndërsa formati duhet të jetë A3 dhe të dërgohet në email adresën e ECOWEEK pas plotësimit të formularit.

Puntoria numër 1:

Sa u përket puntorive, do të jenë gjithësej pesë puntori duke filluar me artistin ndërdisiplinor dhe dizajnerin e mirënjohur ndërkombëtarisht nga Kanada Sean Martindenale që do të udhëheq puntorinë “Reflecting on the Park” dedikuar hapësirës së Parkut Kombëtar “Gërmia” ku me mjete dhe materjale natyrale ose të ricikluara do të ndërtojnë instalacionet që do të zënë vend në kënde të ndryshme të papritura të Parkut.

Puntoria numër 2:

“ Treehouse” do të udhëhiqet nga Dustin Fieder- themeluesi i O2 treehouse dhe arkitekti nga Prishtina Blerim Lutolli ku participantët do të kenë mundësinë të mësojnë nga afër praktikat e ngjitjes në pemë, lidhjes së nyjeve dhe përdorimit të platformës strukturale për ndërtimin e bazës së shtëpizës që do t’I sjellë Fieder.

Puntoria numër 3:

“Rithinking Prishtina” – puntoria numër 3, do të udhëhiqet nga tre arkitektët e mirënjohur libanez Abbas Sbeity, Malak Rahal dhe Ramona Abdallaha që do të tentojnë të rikrijojnë historitë që lidhin Prishtinën me Parkun Nacional, duke përdorur përvojat e njerëzve dhe banorëve. Puntoria do të zhvillohet e ndarë në dy seksione, në pjesën teorike së pari dhe praktike që do të realizohet bashkë me banorët, duke inicuar kështu angazhimin e komunitetit për të krijuar hartat mentale apo të përjetimit të tyre në qytet.

Puntoria numër 4 :

“White Sheets “ do të udhëhiqet nga Despoina Kouiniglou e specializuar për Florikulturë dhe Arkitekturë Pejsazhi dhe Johannes Peter Steidl, hulumtuesi urbanizmit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Munih-ut. Steidl do të sjellë përvojën e tij paraprake me ECOWEEK në Krakow, Stamboll dhe Thesaloniki dhe bashkë me Kouiniglou dhe participantët do të përdorin letrën e bardhë dhe reflektuese për të ndërtuar figura të shkallës natyrale 1:1 me të cilat do të ludhin, mbështjellin, transformojnë hapësirat publike të qytetit para se të kthehen sërish në natyrë.

Puntoria numër 5 :

Në fund, jo më pak e rëndësishme, puntoria numër 5, “Returning Public” do të trajtojë hapësirat e shfrytëzueshme publike të qytetit me theks të veçantë mbi hapësirat për pushim dhe rekreacion. Puntoria e udhëhequr nga Dastid Feratii, Aleksandra Poljanec dhe Lulzim Nuza do të zhvillohet në tre faza: Vrojtimi, matja e kohës dhe reaksionit të banorëve në hapësirat publike si treguesi kryesor i lidhjes së tyre me hapësirën, intervistimi dhe anketimi I banorëve dhe faza e tretë, implementimi I dizajneve bazuar në nevojën dhe të dhënat e arritura. Si përfundim, synimi I kësaj puntorie është që të kthejnë sa më shumë hapësira publike të Prishtinës në ambiente mikpritëse.
ECOWEEK Prishtina vazhdon të mbetet organizimi më i suksesshëm i kësaj natyre në vend, me ekspertë që sjellin praktikën e të menduarit dhe të ndërtuarit të Arkitekturës/Dizajnit të qëndrueshëm duke përdorur materjale regjionale që gjinden lehtësisht në vend, në natyrë, ose që janë të riciklueshme.

Ashtu si dy vitet e kaluara të gjitha projektet e ECOWEEK do të dorëzohen në Komunën e Prishtinës bashkë me të gjitha analizat, intervistat dhe vrojtimet e realizuara nga pjesmarrësit dhe tutorët si materjale dhe projekte potenciale për realizim në hapësirat e qytetit.


Afati i fundit për aplikim është data 20 gusht 2016. Aplikimi bëhet online në faqen zyrtare ecoweek-ks.org.

Anyla Berisha, ECOWEEK Prishtina 2016

www.ecoweek-ks.org

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.