HAPEN APLIKIMET PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORI NË ECOWEEK

Nga: Ecoweek Prishtina - 2016-07-20

ECOWEEK Prishtina 2016 do të mbahet edhe këtë vit në qytetin e Prishtinës. Pas suksesit të viteve të kaluara që ka numëruar 12 punëtori, dhe pjesëmarrje të më shumë se 60 ekspertë nga vende të botës, edicioni i ri i këtij evenimenti do të mbahet gjatë muajit shtator (10-25).

HAPEN APLIKIMET PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORI NË ECOWEEK PRISHTINA 2016

ECOWEEK Prishtina 2016 do të mbahet edhe këtë vit në qytetin e Prishtinës. Pas suksesit të viteve të kaluara që ka numëruar 12 punëtori, dhe pjesëmarrje të më shumë se 60 ekspertë nga vende të botës, edicioni i ri i këtij evenimenti do të mbahet gjatë muajit shtator (10-25).

Aplikimet për pjesëmarrës në punëtori janë të hapura për të gjithë studentët dhe profesionistë të rinjë të arkitekturës, dizajnit, arkitekturës pejsazhore, inxhinjerisë etj.

Regjistrimet e hershme mbyllen me datën 20 gusht 2016, regjistrimi i rregullt me datën 28 gusht 2016 dhe regjistrimet e vona me 3 shtator 2016. Aplikimet duhet të mbushen online në webfaqen zyrtare http://ecoweek-ks.org/registration/

www.Ecoweek-ks.org/registration/

Përveç përmbajtjes së programit me ligjërata, prezantime, shfaqje të filmave, ekspozita, ekskurzione e shumë aktivitete tjera, me prezencën e një numri të madh të profesionistëve, ajo që e bën akoma më të veçantë këtë edicion të ECOWEEK Prishtina është lokacioni ku do të mbahet: 13 shtëpiza druri të ndërtuara në Parkun Nacional “Gërmia” do të mirëpresin studentët dhe tutorët e 6 punëtorive. Pjesmarrësit do të kenë mundësi kështu të shfrytëzojnë natyrën e pasur të Parkut “Gërmia” dhe në të njejtën kohë do të punojnë rreth projektimit të mobilerive urbane që do të mbushin hapësirën për rekreacion.

Puntoritë e përzgjedhura për sivjet do të trajtojnë temën "Reflection" brenda së cilës do të zhvillojnë këto tema :

"Reflecting on the Park" me tutor Sean Martindenale, "Rethinking Prishtina" me tutor Abbas Sbeity, Malak Rahal dhe Ramona Abdallaha, "White Sheets" e udhëhequr nga Despoina Kouinoglou dhe Johannes Peter Steidl, "Returning Public" me tutor Dastid Ferati, Aleksandra Poljanec dhe Lulzim Nuza, "Treehouse" me tutor Dustin Feider, Visar Geci dhe Blerim Lutolli.

Gjithçka që do të projektohet dhe dizajnohet gjatë këtyre puntorive është e kufizuar vetëm brenda materjaleve ekologjike, të riciklueshme dhe sipas mundësive lokale. Pas dizajnimit, paticipantët do të ndërtojnë projektet me duart e tyre, të asistuar nga tutorët dhe puntorët lokal. Dizajni do të diktohet edhe nga rrethina dhe nevoja e vendit, duke tentuar gjithmonë t’I përshtaten natyrës dhe të ofrojnë hapësira tërheqëse dhe të shfrytëzueshme për banorët.

“Reflection” ka për qëllim të ngacmojë një reaksion shoqëror ndaj individualiteti dhe lidhjes me rrethin. Objekte dhe materjale reflektuese do të veshin hapësirat e prekura nga puntoritë, si një përpjekje për të bërë individët e kësaj shoqërie të reflektojnë mbi vetveten dhe shoqërinë të reflektojë mbi atë që ka krijuar përreth. Pasqyrat do të reflektojnë rrethinën e gjelbëruar të parkut “Gërmia” ku do të jetë baza e puntorive dhe pjesë të qytetit që frekuentohen më së shpeshti nga banorët.

Poashtu njëlloj si viteve të kaluara nuk do të mungojë as hapësira për rekreacion: mëngjeset parashihet të fillojë me yoga/meditim, për të vazhduar me puntoritë. Në mbrëmje kësaj rradhe do të kenë shfaqje filmash, bende, muzikë live dhe kokteje të përbashkëta në një ambient mjaft të vecante, një tjetër traditë tashmë e krijuar nga ECOWEEK.

Anyla Berisha, ECOWEEK Prishtina 2016

www.ecoweek-ks.org

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.