ECOWEEK Prishtina 2015 - Dita e tretë

Nga: Ecoweek Prishtina - 2015-10-01

Dita e fundit e Shtatorit, përkoi me ditën e tretë të EcoWEEK Prishtina 2015. Punëtoritë rinisën punën mëngjesin e 30 Shtatorit, në Modelarium, dhe disa prej grupeve dolën në terren. Gjatë pushimit të drekës, pjesëmarrësit e kaluan kohën duke ngrënë e duke parë filma të shkurtër të ndërhyrjeve të ndryshme urbane nëpër hapësira publike. Punëtoritë e vazhduan punën pas dreke dhe dita u mbyll me ligjëratën e arkitektit nga Tirana, Artan Raça.

Ecuria e punëtorive gjatë ditës së tretë të Ecoweek Prishtina 2015:
W1 – Projektimi i një shtëpie ekologjike në Kosovë
Tutorë: Gëzim Paçarizi, Arnisa Kryeziu, Brixhita Deda
Gjatë gjithë ditës, pjesëmarrësit kanë punuar mbi planet konkrete të zgjidhjeve të banesave, sipas volumeve urbane të përcaktuara një ditë më herët. Grupi ka kryer punë individuale, konsultime me tutorët, prezantime të ideve dhe përpunim të tyre sipas komenteve dhe vërejtjeve të profesionistëve e kolegëve.

W2 - Ndërhyrje Sociale/ Pasive/Radikale
Tutorë: Ajhan Bajmaku, Fitore Koja-Isufi, Miran Mohar
Pjesëmarrësit dhe tutorët u ritakuan në Modelarium për të diskutuar në grup, e me pas sërish kanë dalë të hulumtojnë në qytet. Ata po vizualizojnë me fotografi, inçzime dhe kolazhe për të zbuluar në qytet atë informalitet që është realizuar mirë, për shkak të domosdoshmërisë dhe nevojës. Studentët ndërkohë vazdojnë të bëjnë vizita informuese në studion e Kojës, të shoqëruara me filma të shkurtër dhe performanca urbane.
W3 – Projektimi i një qendre informative në Parkun e Gërmisë
Tutorë: Rozafa Basha,Valentina Tahirsylaj
Gjatë kësaj dite, në këtë punëtori kanë punuar individualisht 10 studentë të përzgjedhur, secili me ide dhe qasje të ndryshme ndaj detyrës së projektimit për qendrën informative në Gërmi. Në fund të ditës, tutorët, shoqëruar edhe nga profesionistë që ata i ftojnë çdo ditë si sy të jashtëm, juri gjykuese, kanë parë prezantimet e pjesëmarrësve dhe kanë debatuar gjatë mbi çështjet e qëndrueshmërisë duke shkëmbyer dije apo eksperienca të ndryshme.
W4 - Muralet dhe Qëndrueshmëria
Tutorë: Taki / Taulant Qerkini, Jetik Doli
Kjo punëtori është zhvilluar plot me argëtim e shkëmbim kreativiteti artistik. Të gjithë kanë skicuar koncepte të ndryshme murali duke dhënë shumë variante kompozicionale e koloristike. Mandej të gjithë do të mblidhen për të vendosur duart e tyre në këtë mural plot me jetë, duke vizatuar me bojra, penela e sprej, për të lënë një gjurmë, që do të jetë mesazh për një jetë më të gjelbër.

W5 - UP­cycling Campus: Dizajnimi dhe ndërtimi i strukturave të vogla në hapësirë publike, duke përdorur materiale të ripërdorshme
Tutorë: Elias Messinas, Teuta Jashari- Kajtazi, Elizabeta Poljoska
Ndërkohë, të gjithë pjesëmarrësit e kësaj punëtorie kanë nisur punën konkrete në hapësirat e Fakultetit të Arkitekturës. Ata po gërmojnë, po mbjellin, po ndërtojnë struktura të reja, të cilat do t’i shërbejnë studentëve dhe vizitorëve të fakultetit. Studentët po punojnë me goma, paleta, zinxhirë, gozhdë e shumë materiale të tjera të gjetura, të cilat po i ripërdorin dhe po i dizenjojnë për të krijuar hapësira të reja publike.

Dita u pasua nga ligjerata e arkitektit Artan Raça, arkitekt i Tiranës, i cili foli gjatë për eksperiencën e tij profesionale, dhe ndau me publikun histori personale, që kanë përcaktuar dhe karrierën e tij. Raça prezantoi një përmbledhje zgjidhjesh arkitektonike, të kushtëzuara nga situata urbane, kushtet klimaterike e pejzazhi, si dhe nga aktorët kryesorë, legjislacioni urbanistik dhe klienti.
Me prezantimin e tij për Ecoweek Prishtina 2015, “Arkitektura, arti i përgjigjes ndaj kushtëzimeve”, arkitekti ishte folës, për herë të parë në Prishtinë, dhe shprehu kënaqësinë dhe nderin për pjesëmarrjen në këtë ngjarje.
Mbrëmja u mbyll me takim të profesionistëve dhe shkëmbim eksperiencash mes tyre.

Partnerë të ECOWEEK Prishtina 2015 janë: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Komuna e Prishtinës, Ambasada Franceze në Kosovë, Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Instituti Amerikan i Arkitektëve (AIA), Knauff, Roche, DETAIL Magazine, UbanMAG, ONUP, LightHouse Prishtina, SHARRCEM, Akull, ECOWEEK dhe Fondacioni Jeshil.

Për informacion të mëtejshëm, vizitoni: www.ecoweek-ks.org ose www.ecoweek.org

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.