Light House studio

Nga: URBANmagnet - 2015-09-28

"LIGHT HOUSE Studio" është kompania e ndriçimit, më e madhja në regjion, e cila ka projektuar dhe realizuar ndriçimin e objekteve më luksoze në Kosovë. "Follow the light" (Ndiqni dritën), është moto e kësaj kompanie - e jona mbetet të ndjekim këtë kompani për trendin e ndriçimit, që na e sjell prej prodhuesve më të mirë në botë.

"LIGHT HOUSE Studio" është kompania e ndriçimit, më e madhja në regjion, e cila ka projektuar dhe realizuar ndriçimin e objekteve më luksoze në Kosovë. "Follow the light" (Ndiqni dritën), është moto e kësaj kompanie - e jona mbetet të ndjekim këtë kompani për trendin e ndriçimit, që na e sjell prej prodhuesve më të mirë në botë.

LIGHT HOUSE STUDIO

LIGHT HOUSE Studio

"Drita është teknologji, por në të njëjtën kohë ajo është kulturë, art, mendim dhe emocion", është ky definicioni për dritën, që LIGHT HOUSE e nis tregimin për veten, në faqen prezantuese në internet .

Në një hapësirë mbi 2 mijë metra katrorë, në Show Room-in e tyre në dalje të Prishtinës për në Hajvali, që është më i madhi në rajon, LIGHT HOUSE ka të prezantuar mbi 4 mijë artikuj nga brendet më konkurrente në botë të fushës së ndriçimit dhe inventarit. Teksa mundësia e porosive përmes katalogëve është e pafund. Nga muaji Qershor do të hapet edhe pika e re në Qendrën Tregtare Nertili në Gjakovë.

Këto produkte sigurojnë zgjidhje të drejtë për të gjitha nevojat e arkitektëve, projektimit dhe instalimit, në sajë të dizajnit të tyre të rafinuar, pajtueshmërisë me rregulloret mjedisore dhe karakteristikave të kursimit të energjisë në mënyrë që të arrihet një menaxhim më i mirë i ndriçimit.

PROJEKTET E NDRIÇIMIT

LIGHT HOUSE në bashkëpunim me prodhuesit më të mirë të ndriçimit në botë, për klientët e vet bën planifikimin, projektimin dhe montimin e ndriçimit për të gjitha ambientet. Ja cilat janë objektet më luksoze në Kosovë të cilat janë të realizuar nga LIGHT HOUSE STUDIO.

Ndriçimi i hoteleve "EMERALD", "Kaçinari", "Graçanica", “CLASIC”, "ORA", "Amazon" është realizuar nga LIGHT HOUSE; Pikat e HIB Petrol, ku përfshihen restorantet, pikat e karburantit dhe ndriçimi i jashtëm, gjithashtu janë realizuar nga kjo kompani; Qendra Tregtare “Çarshia” ne Marigona Residence, Restorantet më të njohura: GIZI Grill, Sach Caffe, King restorant, Boka, Soma Book Station, Strip Depot, Art Kafe, Princ caffe, Large Bar e të tjera; Show Room të bizneseve të njohura: KERASAN, ALDEX Prishtine, Alba Qeramika, Butiku “Soobe Kids”; Moda ITALIA; Fitnes klubet: 5 Stars Fitness dhe GYM; Kompanitë: KUJTESA, Eco Trade dhe Scardian; Ndriçim të shtëpive në Fshatin Ndërkombëtar, në Marigona Rezidence, në Prevallë e në vende tjera në Kosovë; Objekti i Institucionit shtetëror Pallati i Drejtësisë si dhe Studio e emisionit "Çelësi" në RTV21, “E Diela me Vesen” ne KTV, “Beso ne MUA” Klan KOSOVA .

NDRIÇIM I JASHTËM

Për ndriçim të rrugëve, bashkëpunimi është me kompaninë më të njohur në botë e cila mban të gjitha certifikimet e cilësisë. Janë këto prodhime nga GRAH AUTOMOTIV, i cili është prodhuesi kryesor i ndriçimit edhe për markat më luksoze të veturave.

OFERTAT DHE PRODHUESIT

Përkundër cilësisë, LIGHT HOUSE ofron me çmime konkurruese produkte kualitative me materiale eko, efiçiente dhe të qëndrueshme për të cilat jep garanci deri në 10 vite.

Ndonëse konkurrente mes vete, ARTEMIDE, FLOS, LUCENTE, PETRIDIS Lighting, IDEAL LUX, LIGHT4, LUMA, LED-S C4 dhe LUCIDE, prodhimet e tyre që janë më cilësore në botë, i gjeni bashkë në ofertën e LIGHT HOUSE STUDIO. /URBANmag.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.