Arkitektura dhe vija

Nga: Xhelal Llonçari - 2015-07-25

Opera Garnier E marte, 5 janar, orët e buzëmbrëmjes të vitit 1875. Në prezencën e kryetarit të Republikës së Francës, Mac Mahon, kryebashkiakut të Londrës, ati të Amsterdamit, familjes mbretërore të Spanjes si dhe më se dymijë të ftuarve të tjerë nga Evropa dhe më gjerë, u bë inaugurimi i Operës së Parizit, të projektuar nga arkitekti Charles Garnier.

Opera Garnier
E marte, 5 janar, orët e buzëmbrëmjes të vitit 1875. Në prezencën e kryetarit të Republikës së Francës, Mac Mahon, kryebashkiakut të Londrës, ati të Amsterdamit, familjes mbretërore të Spanjes si dhe më se dymijë të ftuarve të tjerë nga Evropa dhe më gjerë, u bë inaugurimi i Operës së Parizit, të projektuar nga arkitekti Charles Garnier. Programi inaugurues përmbante :
Uvertyren e “Memecet e Porticit” te Auber-it,
Dy aktet e para te operëes “Qifutja” e Halévy-t,
Uvertyra nga “Viljam Tell” e Rossinit,
Scenat e Bekimit të kamave të Hygenot-ve nga Giacomo Meyerbeer-i si dhe
“Burimi”, balet i Leo Delib-it.
Mbrëmja, përveç ngjarjes kryesore u karekterizua edhe me dy ndodhi të pakëndshme. E para, arkitekti që e kishte projektuar Operën nuk ishte ftuar ne hapje solemne, ati iu kishte dashte ta blejë biletën. Ndoshta me këtë gjest pushtetarët, si zakonishtë, deshen ti marrin të ghitha dafinat për veti. Sidoqoftë publiku që ishte në sallë u ngrit në kembë në shenjë respekti dhe mirnjohjeje për arkitektin si dhe u duartrokit gjatë. Ndodhija tjetër e cila u diskutaua atherë e diskutohet ende, është fakti se në Operë nuk kishte byfe dhe se kishin qenë të shtrenguar që për hirë të mysafirve të ftuar dhe publikut të imrovizohej një e tillë.
Ky improvizim zgjati deri në vitin 2011 kur më në fund u zgjithë kjo çeshtje duke e projektuar dhe realizuar një restoran tashmë për nevoja turistike e karakterit revial, pa e anashkaluar funkcionin e një byfeje për nevojate publikut gjatë pushimit në mes të akteve si dhe për diskutime para dhe mbas shfaqjeve.
Teatri kombëtar
E shtunë, 7 maj, orët e buzëmbrëmjes të vitit 1949 me shfaqjen “Gishti para hundës” të dramaturgut Kroat u hap solemnishtë Teatri në Prishtinë. Nuk e di kush ishin të ftuar dhe nuk dihen ndodhitë tjera përveç inaugurimit.
Një gjë dihet, teatri, edhe pse i projektuar për shtëpi kulture, e kishte byfen që i sherbente artistëve kur nuk ishin në shfaqje, kritikve të artit skenik si dhe publikut. Kjo byfe ishte funkcionale deri në kohën kur në Operën e Parizit nuk kishte byfe. Kur e bënë ata në e mbyllëm. Parizit iu deshtën tri tentime qeveritare, në hark kohorë prej më shumë se 130 vjetësh, që ta kompletojnë përmbajtjen e Operës.
Tek ne kjo u zgjidh shumë shpejtë, një tender i anuluar dhe tjetri pas tij i sukseshëm dhe bifeja u hoq sikur mos të kishte qenë kurrë.
Tash shkuarja në teatër, në krahasim me të kaluaren, është disi më e pastër, më e thjeshtë : e prenë biletën, vjen 5 minuta para shfaqjes, zënë vendin tënd, e “konsumon” shfaqjen dhe pas saj drejtë e në shtëpi.
Përshtypjet mbresat, kritikat eventuale, porositë nga pjesa e shfaqur nuk kan nevojë të komentohen aty për aty e as më vonë, as me shokë, as me miq, as me artist, as me kritik as me kërkend. Kritikën për shfaqje nuk e gjenë as në faqet e shtypit të përdidtshëm, as në medija të folura dhe as ato vizive, përveç në rastet kur ajo përputhet me skemën programore të shtëpive informative.
Nëse suksesi i një shfaqjeje mvaret prej : programit, trupës artistike dhe publikut, athere mund të themi se mosqenja e byfesë ka ndikuar dukshëm në krijimin e një publiku tejet të disciplinuar.
“Fakulteti i Arkitektures”
Shumë pak kohë pas mbylljes së byfes së Teatrit e mbyllën edhe byfen e “Fakultetit të Arkitekturës”. Ai zakonisht ishte plotë, gumëzhinte nga studentët të cilet aty e kalonin pushimin në mes të orëve dhe ndonjë pauze më të gjatë që rastiste të jet në orar ose ishin të shtrenguar të prisnin sa të ndalet shiu.
Aty ata freskoheshin, bisedonin, diskutonin, njiheshin mes vedi dhe me gjeneratat tjera, këmbenin përvoja, konsultoheshin me studentët e viteve më të larta, pyetnin asisistentët dhe profesorët në menyrë jo formale kur ishin të ulur bashk ose pranë njeri tjetrit. Me një fjalë aty plotësoheshin, përveç me iformata e vegla aty e gjenin edhe ndihmën e njeri tjetrit.
Aty diskutonin të gjitha hallet dhe brengat që mund ti ketë një student, mbi studimet, mbi unversitetin, mbi fenomenet e ndryshme shoqërore dhe kësisojit formonin opinione individuale dhe grupore.
Gjatë proqesit të akreditimit të “Fakultetit” profesorët nga Gjermania i prita në byfe qe ishte hapur tinës vetëm për atë ditë, meqë orendit ishin ende aty. Mbas gjitha diskutimeve për syllabuset i erdhi radha vlerësimit të hapësirave të shkollës. Ata i vizituan klasat, atelet, kabinetet, toaletet dhe në fund mbas lëvdatave për atmosferën e ngrohtë dhe inspiruese që ofronte shkolla, komentet i përmbyllën me konstatimin se byfeja, sipas tyre ishte shumë e pelqyer si hapësirë dhe si funkcion i domodoshëm social.
Mirpo kjo byfe si dhe gjitha të tjerat në Uneversitetin e Prishtinës ishin mbyllur, kujtoi me motivacion të disciplinimit të studentëve si dhe ritjes së buxhetit kohorë të tyre për studime e jo për sorollatje nepër byfe. Tash studenti e ka shumë më të lehtë dhe më të thjeshtë studimin: vjen në fakultet, e mbanë mësimin dhe nga aty drejtë në shtëpi.
Vija
Në arkitekturë sikurse edhe të artet tjera është prezente vija. Për dallim nga artet pamore tek të cilat vija mund të konsiderohet si gjurma e levizjës së një pike nëpër rrafsh, në arkitekturë është shumë më ndryshe. Nëse në një objekt arkitektonik shkoqisim me qellim disa pika të caktuare të objektit e që jan të radhitura njera pas tjetres rezultojnë me vijë. Dallimi tjetër mes vijave në pikturë dhe arkitekturë qendron në atë se vijat në arkitekturë janë të karakterit taktil dhe si te tilla i konsiderojmë si vlerë shprehëse lineare.
Arkitektura si mile është me ndikim gjithëperfshirës në zhvillimin, kultivimin dhe realizimin e personalitetit të njeriut. Hapësirat e caktuara i ofrojnë shkallë të caktuar të sigurisë, mundësisë për të punuar dhe kënaqesisë. Njeriu ndikon në arkitekturë dhe ajo ndikon tek njeriu. Sikurse arihet deri tek vija tek objektet, ashtu edhe nga hapësirat arkitektonike mund ti shkoqisim disa nga to në menyrë selektive që të arihet një qëllim vijor social i caktuar, sikurse është mbyllja e byfefe e që rezulton me ngushtimin e hapësirave sociale, pa të cilat nuk ka kushte për formimin e mendim publik. Asesi nuk mendoi se në byfe mund të bihen vendime e as të realizohet në tërësi koncepti i mendimi publik, por sidoqoftë në to ka pas mundësi që mendimet e ndryshme të institualizohen si ide e që më vonë do të shtroheshin si kërkesa dhe kështu komunikimi në mes të studentëve dhe shoqërisë nuk do të ishte vi njëkahore.
Fakti i mbylljes së byfeve dhe tkurjes së hapesirave sociale na lë të kuptojmë qendrimin dyshues te politikës ndaj botës intelektuale e cila në një mënyra a tjetër është simptom i një shoqëri unitare.
Këto dukuri dhe ndikimet e tyre tërë kohën me vinin në mendje të cilen e percjellja hap pas hapi deri në momentin kur e mendova gjendjen ku jemi dhe ku mund të përfundojmë ne si shoqëri, ne kete udhekryq mendja me shkoi në të gjitha drejtimet kurse unë s `mund ta përcillja më dhe u ndala në këtë pikë./URBANmag.net

Koha ditore,25.07.2015

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.