Pjesëmarrja në procesin e Planifikimit Urban

Nga: URBANmagnet - 2015-05-14

Se optimizmi i projektantëve urban është i domosdoshëm e tregon edhe pjesëmarrja e tyre në simpoziumin e organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK) dhe Instituti i Teknologjisë nga Roçesteri (Rochester) i SHBA-së (RTI), me përkrahjen të pa rezervë nga Ambasada Amerikane në Kosovë, me titull “Simpoziumi i Dizajnimit të Komunitetit” apo “Simpoziumi për planifikim urban i bazuar në komunitet”.

Shkrim nga Ylber Vokshi-Ylli

Pjesëmarrja në procesin e Planifikimit Urban në Prishtinë dhe AUK-RTI


Se optimizmi i projektantëve urban është i domosdoshëm e tregon edhe pjesëmarrja e tyre në simpoziumin e organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK) dhe Instituti i Teknologjisë nga Roçesteri (Rochester) i SHBA-së (RTI), me përkrahjen të pa rezervë nga Ambasada Amerikane në Kosovë, me titull “Simpoziumi i Dizajnimit të Komunitetit” apo “Simpoziumi për planifikim urban i bazuar në komunitet”. Tema thelbësore e simpoziumit i cili zgjati katër ditë (6 – 9 maj ), ishte pjesëmarrja e qytetarëve të Prishtinës në procesin e planifikimit hapësinor dhe urban,me qellim që eksperiencat e fituara, pos Prishtinës,të zbatohen edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Ylber Vokshi-Ylli

Organizatorët e simpoziumit,një ekip profesionistësh të vërtetë të udhëhequr nga z. Daniel Cosentino,me sukses të lartë e përcjellën tërë procesin e zhvillimit të kësaj ndodhie të rrallë për Prishtinën, me tendencë që të sensibilizohen qytetarët dhe të ndihmohet sado pak në situatën e degraduar urbane në kryeqytet. Filloi me ekspozitën e organizuar në hapësirat e Universitetit (AUK-ut) në ditën e parë. Në simpozium ishin prezent të gjitha strukturat përgjegjëse të urbanizmit të dy niveleve shtetërore dhe shumë pjesëmarrës tjerë,që me prezantimet e tyre kontribuuan në mbarëvajtjen e tij. Inkurajuese ishte gatishmëria e zyrtarëve komunal në krye me Kryetarin Shpend Ahmeti që të jetësojnë qëndrimet dhe rekomandimet që do të dalin nga ky simpozium.

Impresive dhe të një rëndësie të veçantë për ne në Kosovë,ishin ligjëratat dhe shpjegimet e eksperiencave të tyre në Amerikë,në Roqester (Rochester), të arkitektëve znj. Joni Monroe dhe z. Roger E. Brow,të cilët edhe në biseda interaktive,iu përgjigjën pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve. Ishin të mirëseardhura sugjerimet e tyre por nuk duhemi me harruar atë se kemi dallime të mëdha në filozofin e të menduarit dhe vepruarit urban në mes neve dhe atyre. Amerikanët nuk do të ishin të tillë po mos të kurorëzonin tërë procesin teorik të pjesëmarrjes,diskutimeve dhe debateve konstruktive, me një shembull konkret në teren,me një ushtrim të formës ”Charrette” që aplikohet në SHBA,të organizuar ditën e fundit ( 9 maj ) në lagjen “Dodona” të Prishtinës.

Në Kosovë ekzistojnë ligjet që i obligojnë vendimmarrësit tonë të realizojnë pjesëmarrjen e banorëve në procesin e planifikimit urban. Në realitet është punuar në mënyra të çuditshme,të kundërta me këto procese nëpër komunat tona,me pasoja afatgjate për tërë shoqërinë kosovare. Në të kaluarën e afërt pjesëmarrja si mjet i planifikimit urban dhe hapësinor te ne është zbatuar vetëm si obligim formal ligjor e aspak ma shumë. Ka raste të shumta kur vërejtjet,sugjerimet apo rekomandimet fare nuk janë përfillur nga përpiluesit e këtyre dokumenteve. Gjithashtu nuk mundemi të mburremi me diturit e pjesëmarrësve nëpër këto takime,duhet inkurajuar që sa ma shumë të ketë pjesëmarrje aktive në këto procese,të cilat pa dyshi do të sjellin rezultate pozitive.

Është esenciale kyçja e banorëve që nga fillimi në proceset e planifikimit hapësinor dhe urban. Ato dokumente dehej të punoheshin për ata banorë që të kenë një mirëqenie sociale dhe shpirtërore,për një jetë dinjitoze që duhet ta gëzojnë të gjithë,pa dallim feje dhe rase. Nëse janë pjesëmarrës aktiv në proces atëherë ata do të fitojnë ndjenjën e bashkëpronësisë dhe bashkëpjesëmarrjes,çka është e rëndësishme për të zbatuar,realizuar me përpikëri dokumentet hapësinore.

Se kjo as përafërsisht nuk funksionon në Kosovë,ka shumë faktor që u potencuan nga disa diskutues, por çuditërisht askush nuk ishte vetëkritik përse kjo pjesëmarrje në Kosovë është simbolike dhe formalisht vetëm kënaq anën ligjore të procesit. Për atë e kemi situatën e tillë urbane në kryeqytet,ku kualiteti i jetës urbane është i ulët, në shumë raste i rrezikshëm pasi mungon elementi i sigurisë urbane.

Në kuadër të simpoziumit u trajtuan tema të ndryshme të cilat kanë ndikim direkt në procesin e planifikimit urban në kryeqytet si:
• Legjislacioni,
• Veglat dhe metodat për pjesëmarrje,
• Trashëgimia kulturore,
• Pjesëmarrja e të rinjve në proceset urbane,
• Qyteti dhe të jetuarit demokratik,
• Rehabilitimet urbane në Prishtinë etj.

E konsideroi esenciale çështjen e Rehabilitimeve urbane në Prishtinë, e cila u trajtuan në një panel diskutim të veçante në kuadër të simpoziumit, me pjesëmarrjen e disa profesionistëve,në mesin e tyre ishte edhe autori i shkrimit, Rehabilitime të tilla është dashur të bëhen kohë pas kohe në perioda të ndryshme kohore, posaçërisht në vitet e pas luftës së fundit,ku kishim ndryshimin e sistemit politik dhe ekonomik, si dhe invadimin e pa kontrolluar të popullsisë në kryeqytet.

Në Prishtinë as që ka pasur tentime për të bërë rehabilitime urbane të mirëfillta e të tërësishme, në përgjithësi është punuar në mënyrë “stihike”, pa i respektuar tërësitë urbane të kohës, të cilat domosdo duhet të rehabilitohen. Nuk duhet mohuar,ka pasur disa intervenime urbane (rehabilitime të pjesshme), posaçërisht në pjesët qendrore të Prishtinës,por sa janë ato të mjaftueshme ?

Se si duhet të jenë projektet e Rehabilitimit urban të ndonjë pjese të qytetit (lagjeje) kemi raste të shumta në botën e civilizuar. Ato projekte urbane duhet të ishin detal të punuara,të studiuara,të hulumtuara,të analizuara,gjithëpërfshirëse me pjesëmarrje të vërtetë të banorëve, jo vetëm duke plotësuar anën formale-ligjore si ngjan tek ne zakonisht. Ajo çka është thelbësore dhe kryesore duhet të jenë REALISTE dhe të zbatueshme.

E tani pas gjashtëmbëdhjetë (16) vite pas tërë asaj çka i bëmë Prishtinës,jemi të detyruar ti qasemi seriozisht kësaj problematike,që deri diku të bëjmë korrigjime të domosdoshme e të dhimbshme urbane, në mënyrë qe sado pak të përmirësojmë jetën urbane dhe ta “bëjmë Prishtinën” për funksionim normal për ne dhe gjeneratat e ardhshme.

Është koha e fundit të veprohet pozitivisht e të iu tregojmë gjeneratave të ardhshme, se në këto hapësira ka pasur profesionist të mirëfilltë,e jo vetëm “profiter” të ndryshëm, që në një kohë të kaluar kanë ditur me krijuar një situatë të tillë urbane e cila të gjithë neve sot na pengon,ndikon drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme. Ketë bindshëm e tregoi edhe simpoziumi i organizuar nga ana e Universitetit Amerikan të Kosovës dhe Institutit të Teknologjisë nga Roçesteri (Rochester)./URBANmag.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.