NET/ RRJET- RestArt

Nga: URBANmagnet - 2015-05-14

Realizimi i kësaj ekspozite të përvitshme ka për qëllim që të bashkojë artistë të suksesshëm të skenës së Artit Bashkëkohorë vendor dhe në botë në një ekspozitë të përbashkët, për të zgjuar debate duke ndikuar ne sensibilizimin e shoqërisë rreth fenomenit të kaosit politik, ekonomik social në shoqërinë tonë. Gjë e cila ndikon në kaosin shpirtëror dhe moral të gjithë shoqërisë./Majlinda Kelmendi

Realizimi i kësaj ekspozite të përvitshme ka për qëllim që të bashkojë artistë të suksesshëm të skenës së Artit Bashkëkohorë vendor dhe në botë në një ekspozitë të përbashkët, për të zgjuar debate duke ndikuar ne sensibilizimin e shoqërisë rreth fenomenit të kaosit politik, ekonomik social në shoqërinë tonë. Gjë e cila ndikon në kaosin shpirtëror dhe moral të gjithë shoqërisë./Majlinda Kelmendi


Galeria e Ministrisë së Kulturës mbrëmjen e së mërkurës, kishte hapur dyert për ekspozitën “RestArt”, të NET/ RRJET- EDICIONI – VII. Ky ishte projekti tradicional nga Expoar 40. multimedial, ku trajton temën e kaosit total në çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë sonë. Kjo temë kaq e gjerë kishte provokuar artistët, ku këta të fundit kishin dërguar vepra me mesazhe shumë të forta për tejkalim dhe ndryshim të situatës. Artistët ishin paraqitur në zhanre të ndryshme të artit, siç janë: fotografi, video, instalacione, piktura, ku përmes tyre ata kishin shprehur në mënyrë inteligjente dhe artistike idetë e tyre rreth kësaj teme.

NET/ RRJET- EDICIONI - VII

Titulli i projektit / Project title : NET / RRJET.
Kurator: Majlinda Kelmendi / Zeni Ballazhi
Koncepti kuratorial: RestArt.
Artistet pjesemares: Burim Gashi, Dusan Zidar, Irena Paskali, Katerina Belkina, Klodian Deda, Susanne Hofer, Tanja Kalf, Teuta Jashari Kajtazi & Eris Kajtazi.

Galeria e Ministrise se Kultures, perkrahur nga Ministria e Kultures, Rinise dhe sportit. Ideja dhe projekti: Expoart.40
Drejtor Artistik: Majlinda Kelmendi Asisistente manaxhere Bora Kelmendi

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.