Restaurimi i Hamamit të Prizrenit

Nga: URBANmagnet - 2015-04-28

Sipas një sqarimi të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, duke i dhënë prioritet eliminimit të rrezikut më të madh që kanosej ndërtesës, përfaqësuesi i UNESCO-s, në konsultim me arkitektët e QRTK-së në Prizren, ka hartuar planin për zbatimin e punimeve për fazën e parë duke pasur parasysh shumën e mjeteve që janë në dispozicion.

Sipas një sqarimi të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, duke i dhënë prioritet eliminimit të rrezikut më të madh që kanosej ndërtesës, përfaqësuesi i UNESCO-s, në konsultim me arkitektët e QRTK-së në Prizren, ka hartuar planin për zbatimin e punimeve për fazën e parë duke pasur parasysh shumën e mjeteve që janë në dispozicion.

Restaurimi i Hamamit të Prizrenit

Ja sqarimi i plotë:

Shqarim për opinionin në lidhje me punimet në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës

Në bazë të marveshjes mes QRTK (Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore) e Prizrenit dhe UNESCO-së të nënshkruar me 17.03.2010, QRTK e Prizrenit (contract No: 4500097131) ka hartuar projektin e restaurimit dhe rehabilitimit të hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren.

Sipas paramasës për punët restauruese nevojiten rreth 670.190.00 Euro.

Nga konferenca e donatorëve për Kosovën të mbajtur në vitin 2005, Qeveria e Turqisë ka ndarë një shumë të caktuar të mjeteve për restaurimin e monumenteve në Kosovë, e nga ajo shumë është paraparë që një sasi të investohet në hamamin e Prizrenit.

Tenderimi dhe përzgjedhja e punëkryesit është bërë nga ana e UNESCO-së me çrast është kontraktuar kompania ndërtimore NN "El-Com" nga Prizreni për shumën rreth 214.000.00 Dollarë Amerikan.

Të gjitha transakcionet bankare të pagesës janë bërë drejt-përdrejt mes UNESCO-së dhe NN "El Com"-it.

Natyrish që këto mjete ishin të pamjaftueshme për restaurimin e tërësishëm të hamamit kështu që punimet janë ndarë në faza.

Duke dhënë prioritet eliminimit të rrezikut më të madh që kanosej ndërtesës, përfaqsuesi i UNESCO-së në konsultim me arkitektët e QRTK-së në Prizren, ka hartuar planin për zbatimin e punimeve për fazën e parë duke pasur parasysh shumën e mjeteve që janë në dispozicion.

Gjatë hartimit të projektit për restaurim si konsulent kemi pasur Prof. Dr. Zeynep Ahunbay eksperte e njohur ndërkombëtarisht për arkitekturën e periudhës Osmane.

Në projekt është marr parasysh se mund të dalin punë të pa parapara që është një fenomen i zakonshëm kur bëhet fjalë për plane restaurimi-konservimi apo gërmimi.

Disa nga këto "parashikime" është përmendur në projektin e restaurimit (psh. qemeri i pjesës së vaktë të pjesës për meshkuj,etj.), por megjithatë nuk mund të dihet sigurtë derisa nuk filluan punimet.

Po ashtu duhet cekur se në parim dhe çdo herë "projekti i restaurimit përfundon kur përfundojnë punimet e restaurimit", andaj ndryshimet që mund paraqiten gjatë restaurimit bazuar në fakte që zbulohen gjatë punës është shumë normale. Duke mos dashur të thellohemi në përkufizimet e restaurimit, konservimit, rehabilitimit,etj. vetëm duhet theksuar se gjatë restaurimit prioritet ka orgjinaliteti ndaj falsifikimit, gjithnjë kur bëhet fjalë për renovime (falsifikime) të bëra vonë.

Pra këtu nuk bën pjesë fazat e ndërhyrjeve që ka pasur monumenti në shekujt e kaluar. Kështu është edhe me rastin e hamamit të Gazi Mehmed Pashës.

Gjatë punimeve renovuese që është bërë këtij monumenti mes dy Luftërave Botërore, e sidomos gjatë restaurimit të viteve 1960/75, janë bërë rindërtime të kubeve, qemerëve, tamburëve dhe nivelizimi i çatisë duke mbushur dhe ngarkuar konstruksionin e monumentit vetëm e vetëm për të fituar ramje më të madhe me çrast janë mbyllur më se 65vrima për ndriçim. Andaj pamja "orgjinale" e hamamit në fakt është pamja e formësuar dhe prezentuar publikut pas restaurimit të viteve 1960/75 dhe nuk është bazuar në fakte.

Se hamami ka qenë i suvatosur shihet edhe nga fotografitë e vjetra, por me rëndësi është se kjo është vërtetuar edhe gjatë hapjes së një sonde kontrolli në çatinë e hamamit.

Gjatë ndërtimit të hamameve zakonisht nuk është dhënë rëndësi pamjes së jashtme, bile shpesh herë kanë qenë të rrethuar me lokale ose ndërtesa tjera. Andaj këto ndërtesa kanë qenë të suvatosura me llaq horosan si hidroizolator i mirë.

Kur muratimi i hamameve është bërë me blloqe gurësh dhe ndërmjet tyre janë vendosur një, dy ose më tepër reshta tullash (stili "klausonazh") ato shpesh herë nuk janë suvatosur pasi vet pamja e ndërtimit ka qenë si një lloj muri dekorativ.

Në rastin e hamamit të Gazi Mehmed Pashës nuk bëhet fjalë për ndërtim me teknikë "klausonazhë" si murë dekorativ, por me ndërtim me gurë të ndryshëm dhe ka qenë e suvatosur dhe e rrethuar me lokale.

Deri në vitin 1965 derisa nuk bëhet rrënimi i lokaleve përreth hamamit, ndërtesa e hamamit ka qenë jashtë shiqimit të popullatës andaj edhe nuk dihej edhe pamja burimore e tij. Kur është bërë restaurimi i hamamit dhe është bërë rrënimi i lokaleve, atëherë popullata ka parë pamjen e restauruar e jo pamjen burimore.

Në fund, suvatimi i tambureve me llaq horosan është bërë në bazë të gjetjeve orgjinale në vend (por edhe fotove), por edhe për shkaqe praktike-sigurie nga lagështia që tullat nuk janë rezistenete ndaj kushteve atmosferike është marrë vendimi në konsultim me Prof. Dr. Zeynep Ahunbay si mbikqyrëse e punimeve nga ana e UNESCO-së.

Po ashtu duhet theksuar se në restaurim nuk ka vend për termin"po më pëlqen, ose jo", por a është në përputhje me orgjinalin edhe pse ajo mund të mos duket mirë. Kështu u bë edhe me rastin e kroit të "shadrvanit" ku pati reagim nga një pjesë e banorëve gjoja se po shkatërohet orgjinaliteti i kroit, e që në fakt ajo ishte një gyp kanalizimi prej azbesti të vendosur në vitin 1967.(sic) /Telegrafi/

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.