(MOS) UNJËSIMI I ARKITEKTËVE

Nga: URBANmagnet - 2015-04-16

Arkitektët karakterizohen si persona me shpirt artistik, të afërt, bashkëpunues, profesional dhe korrekt në raporte njerëzore, profesionale e ndërkolegiale. Këto janë virtyte parësisht humane, ndoshta që nuk derivojnë dhe determinohen nga profesioni, por që definitivisht i vë në pah dhe i forcon ky profesion sublim.

Shkrim nga ark. Bledion Baraliu

Arkitektët karakterizohen si persona me shpirt artistik, të afërt, bashkëpunues, profesional dhe korrekt në raporte njerëzore, profesionale e ndërkolegiale. Këto janë virtyte parësisht humane, ndoshta që nuk derivojnë dhe determinohen nga profesioni, por që definitivisht i vë në pah dhe i forcon ky profesion sublim. Të qenurit arkitekt nuk është vetëm profesion, mund të thuhet se është edhe një Mision, i cili i shërben të gjitha celulave e shtresave të shoqërisë e shtetit. Ky profesion përpos privilegjit, ka përgjegjësi dhe obligime të mëdha ndaj secilit qytetar. Sepse përmes arkitekturës, krijohen, formësohen, përmirësohen dhe avansohen kushtet elementare të jetesës, prej brendapërbrenda njësisë së banimit, e deri te të gjitha zonat e banuara urbane dhe rurale.

Bledion Baraliu /arkitekt

Ngërçi qeveritar të cilin e përjetuam, ishte me pasoja të mëdha për qytetarët e Republikës së Kosovës. Edhe komunitetin e arkitektëve, tash e sa kohë e ka kapluar një ngërç, apo më mirë të themi një dilemë, përçarje dhe mos koordinim si e sa duhet i veprimeve, qëllimeve dhe objektivave, të cilat janë tejet të rëndësishme, të nevojshme dhe me ndikim direkt në gjithë shoqërinë kosovare.

Arkitektët e Kosovës kanë dy Asociacione, të cilët ende po e zhvillojnë betejën se cili është legjitim e cili jo. Ndërkohë që kjo betejë po ndodhë, kanë stagnuar shumë procese me rëndësi kruciale për arkitektët dhe jo vetëm. Ka mbetur peng procesi i Licencimit të arkitektëve, bartës i të cilit do të duhej të ishte Oda e Arkitektëve te Kosoves, që do të duhej të derivonte nga Asociacioni. Në mungesë të konsolidimit dhe unjësimit, mungon përfaqësimi profesional, serioz e dinjitoz i komunitetit dhe interesave të arkitektëve në Institucionet relevante të Republikës së Kosovës, të cilat janë kompetente dhe përgjegjëse për formësimin, planifikimin, e organizimin e hapësirës territoriale të Kosovës. Mosunjësimi i arkitektëve në një organ siç është Asociacioni, dëmton edhe sferën e arsimit Universitar, konkretisht Seksionin e Fakultetit të Arkitekturës në kuadër të Universitetit të Prishtinës, por edhe Universitetet private në Kosovë.

Një komunitet i përçarë i arkitektëve, është mangësi e konsiderueshme edhe për veprimtarinë e përditshme profesionale të arkitektëve, gjegjësisht ushtrimin e profesionit. Mungesa e një organizate të vetme unike, e cila do të shërbente si rregullator, udhërrëfyes dhe lehtësues në procesin e punës së përditshme profesionale të arkitektëve, që do të caktonte pse jo edhe çmimoren dhe tarifat e shërbimeve profesionale (sikurse Oda e Noterëve, Avokateve etj.), ka ndikuar që të kemi një treg jostabil, me shërbime ndonjëherë edhe jo kredibile e joprofesionale.

Përfundimisht, marrë parasysh se puna, angazhimi dhe kontributi i arkitektëve ka impakt të drejtpërdrejtë në shumë sfera të jetës së qytetarëve tanë, dhe është një prej faktorëve që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetesës, mendoj dhe besoj se është kruciale, qe si komunitet me ndikim në shoqëri, të bashkohemi sa më parë që të jetë e mundur.

Unjësimi i arkitektëve, koordinimi, bashkëpunimi, ndërveprimi korrekt e profesional është imperativ i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.

Vetëm në këtë mënyrë dhe përmes qasjes bashkëpunuese, mund ti qojmë përpara sfidat e proceset e shumta tejet të rëndësishme për, stabilitetin, mirëqenien, mbarëvajtjen, avansimin dhe të ardhmen e shoqërisë dhe shtetit tonë./URBANmag.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.