ALBA Qeramika në “CEVISAMA 2015”

Nga: URBANmagnet - 2015-03-10

Përfaqësuesit e kompanisë ALBA Qeramika, prej datës 9 deri më 13 shkurt, kanë vizituar panairin ndërkombëtarë të pllakave dhe produkteve sanitare “CEVISAMA 2015”, në Valencia të Spanjës.

Përfaqësuesit e kompanisë ALBA Qeramika, prej datës 9 deri më 13 shkurt, kanë vizituar panairin ndërkombëtarë të pllakave dhe produkteve sanitare “CEVISAMA 2015”, në Valencia të Spanjës.

Të pranishëm në këtë panair ishin përfaqësuesit, Fisnik Deçani, Valdet Deçani, Fisnik Daci dhe Senad Krasniqi, të cilët u shprehën mjaftë të kënaqur, për faktin se ky panair i ka veçantitë e veta dhe sjellë shumë risi në këtë sferë.

Gjatë kohës së panairit, përfaqësuesit e ALBA Qeramikës patën takime të shumta me prodhues të ndryshëm dhe me ç’rast me disa prej tyre kanë arritur të kenë marrëveshje bashkëpunimi.

“Kjo vizitë e ALBA Qeramikës në panair tregon edhe njëherë përkushtimin dhe seriozitetin e kompanisë tonë në sjelljen e modeleve dhe trendeve më të reja botërore në Kosovë. Me të vërtetë ndjehemi të kënaqur për faktin se klientët nëpër sallonet tona do të kenë një rang të gjerë të përzgjedhjes së produkteve në lëmin e pllakave dhe atë të sanitarisë”, tha Fisnik Daci, anëtar i bordit menaxhues në ALBA Qeramika.

Panairet e ndryshme që vizitohen nga ALBA Qeramika, gjithmonë premtojnë bashkëpunime të reja, frymë të re në kompani si dhe mundësi të shumta përzgjedhjesh për klientët.
Përndryshe, panairi Cevisama është panair i përvitshëm dhe është i dyti për nga madhësia në Evropë, pas panairit të Bolonjës, Cersaie.

Albaqeramika

Albaqeramika/Produkte

Udhëtimi im për t‘u bërë pjesë e familjes ALBA Qeramika /Nora Jashari

Fatin që e kam pasur për t‘iu bashkangjitur një kompanie si ALBA Qeramika, sot e shfrytëzoj në të mirën time. Duke e ditur se si femër është problem të depërtosh në një vend pune që kryesisht ofron produkte të fushës së ndërtimit, në ALBA Qeramika më janë lehtësuar të gjitha punët shkaku i qasjes së mirë dhe profesionale që ka ekipi menaxhues i kompanisë.

Qysh në fillim, pritja nga stafi ka qenë shumë e ngrohtë dhe e mrekullueshme. Duke qenë punëtore shumë e re dhe duke parë vëllimin e punës që bëhet në këtë kompani, në fillim kishte momente kur më kaplonte frika dhe doja të dorëzohesha, me drojën se nuk do t’ia dalë mbanë. Por, falë sjelljeve të mira, durimit dhe ngrohtësisë së stafit, unë ia dola dhe sot jam krenare për mundësinë që më është dhënë të punoj dhe të mësoj nga një ekip njerëzish punëtorë dhe profesionalë.

Tashmë kur është rrumbullakosur një vit prejse jam angazhuar në ALBA Qeramika mund të them se jam shumë e kënaqur me punën dhe korrektësinë e stafit menaxhues.

Kjo kompani, më të vërtetë i arrin standardet e kompanive të mëdha evropiane, sepse, përveç menaxhmentit dhe punës së përbashkët, ajo i jep shansin edhe punëtorëve që të ngriten profesionalisht dhe të përgatiten për sfidat profesionale.
Ambiciet për avancime profesionale janë synim i secilit që është përkrahur nga ALBA Qeramika, jo vetëm për mua, por për gjithë stafin e kësaj familje të madhe.

Besoj se përvoja profesionale që kam arritur të krijoj këtu, natyrisht me shumë punë dhe përkushtim, ka rezultuar që unë të ndihem mirë dhe të ngritem profesionalisht./Nora Jashari

Shija e gruas /Mijesere Deçani Nena

Thonë: Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e mirë.
Unë do ta plotësoja: Pas çdo kompanie të suksesshme qëndrojnë gra të mira në vendimmarrje.

Pasi që edhe vetë kam qenë e punësuar që nga mosha rinore dhe pastaj e angazhuar edhe në themelimin dhe zhvillimin e kompanisë ALBA Qeramika, më gëzon fakti që fëmijët tanë kanë ndjekur traditën e vlerësimit dhe fuqizimit të grave në pozitat e merituara. Prandaj, ndihem krenare me hapësirën të cilën e gëzojnë gratë e shumta të cilat sot janë të angazhuara në kompani, në të gjitha nivelet e operimit.

Ato gjenden kudo – që nga urimi i mirëseardhjes e deri te planifikimi, pjesa e arkitekturës, ajo e dekorimit ose e porosisë.

Besoj se kjo ka bërë që edhe kompania vetë të jetë e suksesshme në fushën e afarizmit, e që lidhet mbi të gjitha me bukurinë, cilësinë, elegancën dhe shijen. Gratë e ALBA Qeramikës janë ato që me delikatesë kanë ndikuar që kompania të bëjë zgjedhjen më të duhur të produkteve nga fusha e qeramikës dhe sanitarisë, e të cilat më pastaj janë vlerësuar njësoj edhe nga klientët tonë të shumtë.

Prandaj edhe ne shpesh klientëve tonë burra u rekomandojmë që të mos bëjnë përzgjedhjen përfundimtare të produkteve tona pa u konsultuar një herë me gratë, gjë që e bëjmë më pak në qoftë se klienti fillestar është një grua.

Dhe, unë jam bindur, përzgjedhja e grave gjithmonë është e drejta.
Ne, gratë, dimë të zgjedhim. Dimë të vendosim. Ne, të gjithë bashkë, jemi këtu për të vlerësuar dhe fuqizuar rolin e gruas në biznes. Se, në fund të fundit – na ka dalë mirë!

Porosia ime është: Të ndikojmë të gjithë së bashku për të fuqizuar rolin tonë, nënat, gratë, motrat, vajzat e gjyshet tona, në mënyrë që të bëhemi më të fortë si shoqëri./URBANmag.net

ALBA Qeramika, pjesë e emisionit “Pun’ pun’”

ALBA Qeramika është bërë pjesë e emisionit të zhanrit të popullarizuar “reality tv”, të emërtuar “Pun’ pun’”, i cili realizohet në bashkëpunim me portalin ripost.net dhe “Trembelat”.

Albaqeramika / “Pun’ pun’”

ALBA Qeramika vjen si një kompani bashkëpunuese, anëtare e jurisë dhe punëdhënës potencial për kandidatët, të cilët janë pjesë e emisionit televiziv në format garues. Kandidatët duhet të tregojnë veten dhe aftësitë e tyre midis shumë lojërave që u organizohen atyre përgjatë emisionit.

ALBA Qeramika është përfaqësuar nga Valdet Deçani, partner menaxhues i kompanisë. Në episodin e dytë, ku edhe prezantohet ALBA Qeramika, juria vendos se cili nga kandidatet ka kryer më së miri detyrën e radhës për t’i dërguar ata në episodin tjetër. Ky është sezoni i parë i emisionit. Ju ftojmë ta ndiqni në KTV, çdo të premte nga ora 21:00

alba news / alba për biznes

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.