Ura Arganzuela nga DPA

Nga: URBANmagnet - 2014-08-29

Pas zhvendosjes së autostradës nën tokë, e cila kalonte buze lumit Manzanares u hap një hapësirë dhe një mundësi për të krijuar edhe një territor urban për banorët e Madridit: Parku Manzanares. Një numër i urave mbi lum do të mundësojnë qarkullimin prej njërës anë të parkut në anën tjetër. I dizajnuar të lidhë lagjet në të djathtë dhe të majtë të brigjeve të lumit, ura e këmbësorëve Arganzuela do të jetë më e gjata prej të gjitha urave që do të ndërto

Arkitektë: DominiquePerraultArchitecture
Lokacioni: ParkuArganzuela, Madrid, Spain
Statika: MC2 – JulioMartínezCalzón (struktura) / TYPSA (makineria)
Kompletimi: 2010
Fotografitë: © GeorgesFessy, Ayuntamiento de Madrid

Pas zhvendosjes së autostradës nën tokë, e cila kalonte buze lumit Manzanares u hap një hapësirë dhe një mundësi për të krijuar edhe një territor urban për banorët e Madridit: Parku Manzanares. Një numër i urave mbi lum do të mundësojnë qarkullimin prej njërës anë të parkut në anën tjetër. I dizajnuar të lidhë lagjet në të djathtë dhe të majtë të brigjeve të lumit, ura e këmbësorëve Arganzuela do të jetë më e gjata prej të gjitha urave që do të ndërtohet. Ura do të jetë për këmbësorë dhe çiklistë.

Ura e këmbësorëve do t’iu mundësoj qytetarëve kalimin prej njërës anë të parkut ne tjetrën dhe gjithashtu zbritjen në parkun oazë në mes. Ura në formë të konit është e konceptuar me dy spirale metalike të mbështjella me një shirit metalik. Dyshemeja e urës është e punuar nga dërrasa me hapësira në mes ashtu që te lejojnë rrezet e diellit të ndriçojnë parkun i cili gjendët nën urë. Ura ka pozitë të tillë që nga ajo mund të shihet ura e famshme TOLEDO. Kalimi nëpër urë gjatë ditës ofron hije ndërsa natën ura ndriçon. /URBANmag.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.