Panairi i materialeve ndërtimore është hapë sot dhe do të jetë hapur deri më datë 19maj. Lokacioni i mbajtjes së panairit është pallati i rinisë në Prishtinë. Në kuadër të panairit gjeni të ekspozuara produktet e kompanive vendore dhe ndërkombëtare.
Panairi ndërkombëtar i ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës, mobilerisë dhe paluajtshmërive është hapë sot dhe do të jetë i hapur për vizitorë deri më 19 maj 2012. Në kuadër të këtij panairi gjeni të ekspozuara kompani vendore dhe ndërkombëtare, të cilat ekspozojnë produktet e tyre në kuadër të edicionit të 11 të organizuar nga Expokos.
Në panair marrin pjesë kompani nga këto vende: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Gjermani, Hungari, Austri, Çeki, Greqi, Belgjikë, Itali, Holandë, Angli, Turqi, Serbi dhe Bullgari.
Pjesë aktive e panairit janë edhe: APIK (Agjencioni për Promovimin e Investimeve në Kosovë), Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, OEDSH, AWEX (Agjencioni i Valonisë për Tregti të Jashtme dhe Investime, Belgjikë), Oda Ekonomike e Selanikut, Oda Ekonomike për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme e Selanikut, Panairi Ndërkombëtar i Selanikut, Oda Ekonomike e Austrisë, Oda Ekonomike e Kroacisë, Oda Ekonomike për Tregti dhe Zejtari e Kroacisë, Agjencioni Shtetëror për Investime dhe Tregti (HITA) nga Hungaria, Agjencioni Shtetëror Çek për Promovimin e Tregtisë/CzechTrade, Konfederata e Industrisë nga Republika Çeke, Oda Ekonomike e Çekisë, Oda Ekonomike Kosovaro-Turke, si dhe shoqata të profesionistëve.
Panairi do të jetë i hapur deri më 19 maj në ora 16.