Arkitektëve të Kosovës

Nga: Ylber Vokshi-Ylli - 2012-05-07

Arkitektët gjatë historisë së njerëzimit ishin, janë dhe duhet të jenë bartësit dhe përgjegjësit kryesor për të gjitha veprimet arkitektonike, urbane dhe hapësinore që kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur në tërë hapësirën e një shteti.

Arkitektët gjatë historisë së njerëzimit ishin, janë dhe duhet të jenë bartësit dhe përgjegjësit kryesor për të gjitha veprimet arkitektonike, urbane dhe hapësinore që kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur në tërë hapësirën e një shteti. Ata duhej të ishin prijës e të gjitha proceseve në një shoqëri që nga fillet e civilizimit e deri me sot. Për këtë arkitektët duhet poseduar së pari kualitete njerëzore pastaj profesionale, atë duhet merituar me punë profesionale e jo me veprime të çoroditura të cilat po dominojnë në hapësirën tonë. Nuk është arkitektura dhe urbanistika vetëm “biznes” përfitues, ajo është esenca e ekzistimit dhe funksionimit të një shoqërie dhe të një shteti në tërë territorin e tij. Ajo është arti i formësimit të njeriut të shëndoshe që i ka të gjitha kushtet për të lindur, punuar dhe pushuar, për këtë duhet funksionimi normal i shtetit i cili duhet të garanton këto kushte elementare për ekzistencën e një shoqërie.
Për fat të keq jemi duke jetuar në kohën ku dominojnë antivlerat, ku ndërtohet pa kontroll shtetëror, ku vlera e punës së arkitektit fare nuk çmohet, iu bëhen nënçmime në çdo hap. Nëse ka ndonjë kategori të intelektualëve ma të diskriminuar, poshtëruar, madje edhe të likuiduar fizikisht, të degraduar në aspektin profesional, atëherë duhet të jenë arkitektët ata të cilët për shkaqe ekzistenciale janë të detyruar të iu nënshtrohen diktateve të ulëta të atyre që po i diktojnë zhvillimet e gabuara hapësinore, urbane dhe arkitektonike në Kosovë. Duhet me qenë realist, fajin ma të madh e kanë vetë arkitektët që me dinjitet nuk po e luftojnë ketë situatë të krijuar në Kosovë !.
Për të qenë korrekt, trajtimi i tyre në mënyrë deklarative gjithnjë është ”përkrahur”nga ana e institucioneve shtetërore të cilat vuajnë nga “kompleksi i inferioritetit artistik”. Fitohet përshtypja se në Kosovë gjithçka po funksionon në rregull, në mënyrë të kënaqshme në fushën e planifikimit hapësinorë, urbanizmit dhe arkitekturë, çka as për së afërmi nuk përket me realitetin.
Do të theksoi vetëm veprimet e fundit me pamjet fasadave në kryeqytetin e Kosovës, Hotelit Grand, Pallatit të shtypit dhe Hotelit “Iliria”, iu ndryshuan fasadat me qellim të zhduket identiteti urban aq shumë i nënçmuar në tërë Kosovën. Shkohet aq larg sa edhe fasadat e mermerit zëvendësohen me elemente alumini dekorativ (Grandi). Këto shëmti urbane në qendër të kryeqytetit, të gjithë arkitektët i vërejnë, i perceptojnë, i përjetojnë, askush nuk reagon, kjo është mjerim (mizerable) e një shoqërie të cilën e ka kapluar defetizmi kanceroz.
Një njeri i “çmendur” reagon me një shkrim kritik në gusht të vitit 2010, e kërkon publikisht përkrahjen, me anën e një letre të hapur, e të gjithë arkitektëve dhe profesionistëve kosovar dhe njerëzve të vullnetit të mirë, që mendojnë dhe veprojnë pozitivisht, por për çudi nuk kishte përkrahjen e domosdoshme profesionale. Do të ishte mirë të jemi ma vetëkritikë për veprimet tona për të kaluarën e afërt, që të mos e “mashtrojmë” vetveten si zakonisht.
Të gjithë ne jemi dëshmitar të një periudhe problematike ku me pa përgjegjësi, së pari morale e pastaj profesionale kemi vepruar, e protagonistët kryesor janë arkitektët si me të bërat e tyre, ashtu edhe me mos reagime profesionale, së paku duke respektuar në minimum kodin etik të arkitektëve i cili ekziston edhe në Kosovë. Ku janë arkitektët e Kosovës sot, një pjesë shumë e vogël e tyre me lidhje të diskutueshme me premisa korruptuese dhe të lidhur me grupet të interesit politike të dyshimta, janë duke vepruar pa u brengosur fare me atë që janë duke i bërë hapësirës tonë, veprojnë paturpshëm edhe kundër rregullave elementare të projektimit të cilat janë unike në tërë botën. Pjesa ma e madhe e tyre është e detyruar të bëjnë punë të ndryshme që kanë pak të bëjnë me profesionin e tyre pa marr parasysh aftësitë e tyre individuale.
Sot, pas këtyre viteve, të gjitha vendbanimet në Kosovë janë të ngulfatur, përkundër asaj që aq shumë është investuar në to. Prishtina si kryeqytet i Kosovës as për afër nuk i përngjan kryeqytetit, të gjitha funksionet e një shteti janë koncentruar në një hapësirë minimale në një qytet, normal as që është pritur diçka ma mirë. Zëri i arkitektëve nuk dëgjohet edhe se e kanë obligim. Për këto veprime si duket jam bërë i mërzitshëm duke i përsëritur ketë çështje që trembëdhjetë vite, pasi askush nuk i përfillë, e pasojat e rënda do të vërehen në qindvjeçarët e ardhshëm.
Në tërë botën profesioni i arkitektit çmohet, respektohet, aty ka rregull dhe disiplinë në respektimin e normave dhe standardeve shtetërore dhe ndërkombëtare, e kreativiteti dhe dituria e arkitektit vjen në shprehje dhe natyrisht paguhet. Urojmë që edhe në Kosovë do të fillon trajtimi dinjitoz i profesionit të arkitektit, si në tërë botën e civilizuar, pasi tek ne ka kapacitete si profesionale ashtu edhe intelektuale në mes të arkitektëve të shumtë në Kosove të cilëve iu nevojitët një rend normal për të ushtruar profesionin e tyre, natyrisht me përkrahjen e shtetit në të ardhmen e afërt të premtuar.
Numrin e saktë të arkitektëve nuk e posedoj, besoj se ka kaluar 800 veta. Ky është një potencial që çdo shoqëri do ta kishte lakmi dhe do ta shfrytëzonte, e te ne ata keqtrajtohen, edhe likuidohen, a ka pabesi ma të madhe për një shoqëri ?.
Ma në fund duhet kuptuar kjo shoqëri se ”Sistemet e ndryshme politike shkojnë e vijnë por profesioni i arkitektit mbetet si prijësetar (avangardë) e të gjitha shoqërive të civilizuara. Arkitektin e vërtetë e dallon pos tjerash trimëria dhe sakrifica e jo ngarendja e verbër pas dikujt që punon keq, ajo shumë arkitektëve në Kosovë ju mungon. Në fund të karrierës së tyre me siguri shumë arkitekt do të turpërohen me atë që kanë bërë pasi veprat e arkitektëve mbeten si relikte të një kohe, ato preken, shihen e për fat të keq edhe pengojnë por nuk munden të miniminizohën apo të mënjanohen-zhdukën. Arkitektët, duhet të jenë bartësit kryesor te të gjitha proceseve hapësinor, urbane dhe arkitektonike, e për ketë duhet përkrahja e madhe institucionale në të ardhmen.
Ka shumë çështje për të shtjelluar për këtë temë si dhe rrolin kryesor të arkitektit me kreacionet e tyre për mirëqenien e shoqërisë shqiptare por për ketë duhet përkrahja e tërë faktorëve relevant që të mos shkoj koha në pa kthim duke pësuar të gjithë ne duke nënçmuar punën esenciale të arkitektëve ashtu si është vepruar deri me tani në Kosovë.

Kreativiteti i arkitektëve vjen në shprehje si në formësimet e reja dhe të vjetra

Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës(KPHK), qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale.

P.S.
Ky shkrim i ka disa plotësime nga versioni im I botuar në shtypin e shkruar dhe elektronik në prill 2011

Prishtinë
07.05.2012

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.